Mollët
Sigurisht, mollët janë në treg gjatë gjithë vitit. Por ato janë veçanërisht të shijshme gjatë vjeshtës. Ato janë mbrojtëse neurologjike, parandalojnë dëmtimin e ADN-së, reduktojnë dëmtimin oksidativ dhe të gjitha këto lidhen me një shëndet të mirë mendor.
Kungulli
Kungulli është ndoshta aroma më e njohur e vjeshtës. Kungulli përmban minerale që nxisin funksionimin e trurit, ndihmon në ruajtjen e kujtesës, ju bën të ndiheni më mirë, rrit disponueshmërinë.
Shafrani i indisë
Shafrani ul simptomat e depresionit dhe gjithashtu ka veti të fuqishme antiinflamatore dhe antioksiduese.
Kanellë
Shtimi i këtij aromatizuesi rrit humorin dhe stimulon trurin. Gjithashtu ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, i cili kontribuon në një gjendje shpirtërore të qëndrueshme.
/pernenat.al/