Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

4 të vrarë në një javë, kur ka ndeshje ndodhin ekzekutime

2019/03/22 at 8:30 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto nga vrasja e avokatit, dosjet e bujshme që ka patur

Avokati 50-vjeçar Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Elbasanit. Gjatë punës së tij, ai njihet si avokati i Shullazit dhe Çapjave në Elbasan, por ka pasur dhe disa çështje të tjera. (LEXO KÊTU)


Ka mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, e më pas në vitin 1998 ka emigruar në Angli. Mësohet se atje ka punuar si përkthyes në Gjykata, ministrinë e Emigracionit dhe Polici. Gurra jetonte në Lindje të Londrës bashkë me familjen. Edhe në Angli ai ka studiuar për avokati. Në 10 vitet e fundit ai jetonte mes Elbasanit dhe Londrës.

4 vrasje në një javë
Vrasja e sotme e avokatit Ravik Gurra ka tronditur jo vetëm qytetarët e Elbasanit, por të gjithë vendin, pasi është ekzekutimi i katërt brenda një javë. Në datë 21 mars në mbrëmje u vra te Liqeni Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi, tre ditë më pas, të martën u ekzekutua Jurgen Kurti.

Të mërkurën e po kësaj jave u qëllua për vdekje në Shkodër, Ferdinand Polia, i njohur si Nardi i Bujtinave. Nga të katërta vrasjet, vetëm njëra është zbardhur nga policia, ekzekutimi i Haxhi Baçinozi, pasi para dy netësh autori i dorëzua.

Ndeshjet e futbollit dhe vrasjet
Një pjesë e vrasjeve të bujshme duket se janë kryer përpara ndeshjeve të rëndësishme të futbollit.  Teksa të gjithë ishin duke pritur përballjen e kombëtares me Turqinë, avokati Ravik Gurra është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. 50-vjeçari ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur një person është afruar duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë silenciator tre herë, ndërsa më pas i ndihmuar nga një tjetër janë larguar me shpejtësi. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Biznesmeni 64-vjeçar Memli Begalla u ekzekutua në një ditë ku vëmendja më e madhe ishte e përqendruar në ndeshjet e “Champions League”. Ajet Zeqajt u ekzekutua kur njerëzit po ndiqnin sërish ndeshjet e “Champions League”; Barcelona- Arsenal dhe Bajern- Juventus.

Të premten e 3 marsit 2016, një person i paidentifikuar qëlloi ndaj shoferit të Ministrisë së Brendshme, Viljon Cakollari. Atentati që dyshohet se kishte si motiv hakmarrjen, ndodhi pak kohë përpara se të përfundonte ndeshja, kampionatit italian, Fiorentina- Roma.

Më 9 mars të vitit 2003, persona të paidentifikuar hapën zjarr në një lokal në Lundër, duke vrarë Fatmir Ramën, Kristaq Camin, kamerierin Julian Duriçi, i dhe u plagos Ylli Kelmendi. Ngjarja ndodhi kur personat po shihnin ndeshjen e futbollit Shqipëri- Rusi që përfundoi me rezultatin 3-1. Për këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua i dyshuar si autor Lavdërim Tufa.

Më 13 maj të vitit 2000, pas ndeshjes Partizani – Tomori me rezultatin 1-0, një person vrau gjyqtarin Zylfo dhe presidentin e Tomorit, Çobo, ndërsa drekonin me disa gazetarë dhe funksionarë të FSHF-së./Opinion.al

Etiketa: atentatet


Ju sugjerojmë

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…
Bota

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse…

22 Korrik, 2025 7:52 pm
Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim
Sport

Trukime ndeshjesh/ Portieri i Serie A dënohet me dy muaj pezullim

22 Korrik, 2025 7:50 pm
Gaza/ Guterres: 33 vdekje nga uria në 48 orë
Bota

Gaza/ Guterres: 33 vdekje nga uria në 48 orë

22 Korrik, 2025 7:43 pm
Temperaturat e larta, Akropoli i Athinës mbyllet përsëri për turistët
Bota

Temperaturat e larta, Akropoli i Athinës mbyllet përsëri për turistët

22 Korrik, 2025 7:22 pm
Rama foli për fashat e energjisë, Tabaku:E kaluan lumin e zgjedhjeve dhe ndihen të sigurt
Politikë

Dorëheqjet, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të …

22 Korrik, 2025 7:03 pm
Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
Rajoni

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

22 Korrik, 2025 6:44 pm
Para
Libri për Gërdecin, a ishte Veliaj burimi? Flet autori

Libri për Gërdecin, a ishte Veliaj burimi? Flet autori

Vrasja në Elbasan/ Dhoma e Avokatisë: Jemi të tronditur

Vrasja në Elbasan/ Dhoma e Avokatisë: Jemi të tronditur

Në kërkim për mashtrim, Bushati e bëri konsull nderi

Në kërkim për mashtrim, Bushati e bëri konsull nderi
















TE FUNDIT

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
22 Korrik, 2025

Këngëtari i grupit Black Sabbath, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
22 Korrik, 2025

Një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës” është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Mësohet se i zoti i...

Lexo më shumë

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
22 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka kë rkuar që  Departamenti i Drejtë sisë  të  hetojë  ish-Presidentin Barack Obama, pas një  raporti që  aludon...

Lexo më shumë

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
22 Korrik, 2025

Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë dhënë pëlqimin në Kopenhagë për propozimin e Komisionit Evropian për ngritjen e kampeve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com