Policia gjermane ka arrestuar katër shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Fillimisht, policia iu gjeti shqiptarëve 8 kg marijuanë, teksa në vijim të hetimeve u zbulua dhe një objekt ku ishin kultivuar qindra bimë narkotike kanabis sativa.
Dy nga të arrestuarit ishin rezidentë në Leipzig, ndërsa dy të tjerët në Rostock, teksa identiteti i tyre nuk bëhet me dije për arsye hetimore.
Gjatë kontrolleve, në banesat e 4 të arrestuarve policia gjeti dhe disa lloje të tjera drogash sintetike dhe një sasi të konsiderueshme parash që dyshohet të jetë përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.
Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.