Aktualitet

4 mijë raste dhune brenda familjes në 2022



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 29/11/22 |
Opi Nion

Gjatë këtij viti në Shqipëri janë denoncuar 4 mijë raste dhune ndaj grave dhe vajzave. Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje të denoncimeve.

“Rritja e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për dhunën psikologjike në familje ka bërë që të rriten denoncimet, por sipas togave të zeza në shumicën e rasteve mbizotëron dhuna psikologjike”.

“Është rritur numri i kërkesave për kallëzim dhe urdhër mbrojtje organi i policisë mbështet me prova dhunën fizike, por gjykata merr parasysh edhe dhunën psikologjike. Faktorët social dhe ekonomik janë faktorët kryesor”.

Në Gjykatën e Tiranës vetëm këtë vit janë depozituar 1573 kërkesa për zgjidhje për divorc dhe 150 prej tyre kanë marrë urdhër mbrojtje. Sipas avokatëve në krahasim me denoncimin në polici, në mjaft raste gratë e dhunuara fizikisht apo psikologjikisht tërhiqen nga padia para gjyqtarëve.

“Pasi çështja shkon në gjykatë, gruaja edhe pse ka bërë kërkesë për dhunë psikologjike apo fizike, situata rëndohet për shkak të vështirësive të femrës dhe ajo tërheq padinë në kushte e një gjëndje të vështirë ekonomike”.

Sipas avokatëve, në shumicën e rasteve gratë dhe vajzat q ëdneoncojnë dhunë fizike janë nëna me shumë fëmijë dhe të papuna./Burimi: Tv Klan

Pas