Për ditëlindjen e saj Dukesha Meghan Markle zgjodhi të bënte një udhëtim në Ibiza së bashku me Princ Harryn dhe të voglin e tyre, Archien.
Ata u drejtuan tek një nga vendet me luksoze me avion privat. Mesa duket shpenzimet e shumta të këtij udhëtimi i kanë irrituar fansat e tyre, të cilët nuk kanë nguruar të shprehin pakënaqësitë.
Mediat e huaja shkruajnë se fansat janë zhgënjyer nga ky veprim i çiftit, sepse të gjitha paratë që harxhuan janë nga taksat.
Ata kanë qëndruar në një kompleks për të cilin në një javë qëndrim kanë paguar 120.000 mijë funte.