Aktualitet

38 raste të reja të infektimeve nga Covid, 5 të shtruar në spital



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 06/10/22 |
el ida

38 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit me infektime nga Covid 19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend janë kryer 650 testime, ndërsa fatmirësisht nuk ka humbje jete. Aktualisht në spital po marrin ndihmë mjekësore 5 persona.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Fier, Himarë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Krujë, Delvinë, Sarandë, Konispol, Gramsh.

Janë 390 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,285 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                38

Të shëruar në 24 orë             28

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     650

Testime totale                   1,985,099

Raste pozitive                      331,264

Raste të shëruara                  327,285

Raste Aktive                             390

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    241

Elbasan                   35

Vlorë                         28

Fier                           20

Shkodër                 15

Lezhë                        13

 

Gjirokastër                12

Durrës                     10

Dibër                           8

Korçë                         4

Berat                           3

Kukës                          1

Pas