Një 37-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Fierit pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër i është hapur dera e automjetit dhe si pasojë janë lënduar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur.
Policia bën me dije se ato u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin:
E. A., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër i është hapur dera e automjetit dhe si pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur, të cilat morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia./Opinion.al