Policia e Tiranës ka informuar për një vrasje me thikë të ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.
Paraprakisht është bërë e ditur se në afërsi të “Harry Fulz”, një 37-vjeçar ka goditur dhe lënë të vdekur në vend shtetasin I.K., 60 vjeç.
Mësohet se 37-vjeçari është shoqëruar në polici dh epo punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.