Një 37-vjeçare shqiptare është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Raguza, të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarja ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Gruaja u qëllua me thikë në orët e para të pasdites në Vittoria, në provincën e Raguzës. 37-vjeçarja shqiptare u godit me thikë në rrugë dhe u gjet nga punonjësit e 118.
37-vjeçarja ka marrë disa goditje të njëpasnjëshme me thikë. Ndërkohë pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.
Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit./Opinion.al