Rajoni

“35 mijë € për kokën e Kurtit”, a u dërgua Njësia Speciale te banesa e tij?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 28/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Albin Kurti ditën e djeshme u kërcënua me jetë dhe forca të sigurisë rrethuan banesën e tij.

Lajmi u dha nga zëdhënësi Përparim Kryeziu, i cili nuk dha detaje se nga kush ose në çfarë rrethana ishte kërcënuar. Ndërkohë mediat kosovare raportuan se dyshohet se Kurti ka marrë një kërcënim në rrjetin social ‘Facebook’.

Një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, në një postim në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar  se do të jepte 50 mln euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë të cilat u pozicionuan afër shtëpisë ku banon kreu i ekzekutivit kosovar, në Prishtinë./Opinion.al

Pas