Kronikë

34-vjeçari vdiq dy ditë pas vizitës në spital, motra denoncon mjekun në Pogradec



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 14/06/22 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar ka humbur jetën dy ditë pasi ishte në urgjencën e spitalit të Pogradecit, ndërsa motra e tij 37-vjeçare ka kallëzuar në polici mjekun që ishte në detyrë.

Sipas uniformave blu, është proceduar në gjendje të lirë mjeku, G. Z., 44 vjeç për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Ky i fundit është kallëzuar nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti në zemër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër”,-njofton policia./Opinion.al

Pas