Një 34-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në llixhat e Elbasanit.
I riu me banim në Yzberisht të Tiranës, kishte shkuar së bashku me një shokun e tij në llixha në Elbasan. Por gjatë qëndrimit në vaskën e hotelit, 34-vjeçari ishte ndjerë keq dhe shoku i tij kerkoi ndihmë me urgjencë. 34-vjeçari u transportua në spital por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. I riu ishte asfiksuar në llixha.
Sakaq, policia ka marrë në pyetje pronarët e hotelit, të cilët kanë kanë thënë se dy të rinjtë kishin hyrë pa leje në vaska pasi mbyllen që në orën 19:00.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbqardhjen e ngjarjes.