Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

34 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

2024/09/11 at 9:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
34 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

34 persona janë vrarë, përfshirë 19 gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë gjatë sulmeve izraelite. Izraeli kreu sulme ajrore gjatë natës në mbarë Gazën, ndërkaq më 11 shtator sulmoi një shkollë të Kombeve të Bashkuara ku strehohen palestinezët e zhvendosur, si dhe dy shtëpi.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi pasditen e së mërkurës, kur u godit shkolla e OKB-së, Al-Jaouni, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Ushtria izraelite tha se shënjestroi radikalët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite pretendoi se ata po planifikonin të kryenin sulme nga brenda kësaj shkolle. Ky pretendim i Izraelit nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Të paktën 14 persona u vranë në këtë sulm, përfshirë dy fëmijë dhe një grua, trupat e të cilëve u dërguan në spitalet Avda dhe Al-Aksa, thanë zyrtarët spitalorë. Të paktën 18 persona të tjerë u plagosën.

Dhjetëra mijëra palestinezë që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivës izraelite jetojnë në shkollat në Gazë. Shkolla al-Jaouni është një prej shumë shkollave që udhëhiqet nga agjencia e OKB-së për palestinezët. Shumë nga këto shkolla kanë qenë cak i sulmeve që kur nisi lufta në Gazë në tetor.

Izraeli shpesh bombardon shkollat, duke thënë se ato përdoren nga Hamasi, të cilin e fajëson për viktimat civile nga sulmet ajrore, pasi argumenton se luftëtarët e grupit operojnë brenda zonave të populluara.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë të paktën 41.084 persona dhe janë plagosur 95.029 të tjerë, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Ju sugjerojmë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

3 Shkurt, 2026 9:06 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

3 Shkurt, 2026 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Shkurt, 2026 8:28 am
Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Para
“Kur të më zërë dora lekë”/ Avokatja nuk i kthen borxhin të moshuarit, por e padit: Më prishe biznesin

“Kur të më zërë dora lekë”/ Avokatja nuk i kthen borxhin të moshuarit, por e padit: Më prishe biznesin

Problemet me votimin me postë mund të ndikojnë tek zgjedhjet presidenciale amerikane

Problemet me votimin me postë mund të ndikojnë tek zgjedhjet presidenciale amerikane

Ferhati: Mund të ketë lehtësim të masës së sigurisë për Berishën

Ferhati: Mund të ketë lehtësim të masës së sigurisë për Berishën

TE FUNDIT

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
3 Shkurt, 2026

Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë...

Lexo më shumë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
3 Shkurt, 2026

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës. Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për...

Lexo më shumë

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
3 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
3 Shkurt, 2026

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com