Aktualitet

34 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e dytë të maturës shtetërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 07/06/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë.

Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës.

Ndërkohë që edhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen provimeve nën rregullat kundër përhapjes së Covid-19 . Mësohet se në një klase do të jenë 10-15 maturantë.

Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi.

Më 11 qershor maturantët kanë provimin e Matematikës, ndërsa më 15 qershor atë të lëndës me zgjedhje.

Pas