TIRANË – Një person ka humbur jetën tragjikisht i përplasur nga një makinë, teksa kishte ndaluar anës rrugës dhe rregullonte mjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.55 në aksin rrugor TiranëFushë Krujë, në dalje të Kamzës. Viktima 33 vjecc mësohet se ka qenë duke punuar në pjesën e pasme të kamionit, kur është goditur nga një mjet autoveturë tip “Opel”, me targa të huaja, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.