Një 32-vjeçar ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Kryeministrisë.
Arsyet e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që policia njofton se 32-vjeçari A. L. akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia.