Një 32-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Orizaj të Beratit në ujërat e lumit Osum trupi i mbytur i 32-vjeçarit Jurgen Merkaj.
Mësohet se trupi i 32-vjeçarit është gjetur rreth orës 15:00, ndërsa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici për zhdukjen e tij një ditë më parë.
Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga uji dhe është dërguar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme. Nga kqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.