-Jetë dhe Stil

32-vjeçari francez pret gjuhën dhe heq hundën që të bëhet alien


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:38 - 27/09/20 |
Opi Nion

Anthony Loffredo, 32 vjeç e kishte mbuluar trupin e tij me tatuazhe dhe pirsing në mënyrë që të dukej si një alien i vërtetë.

Por këtë javë i riu francez ka kryer një operacion kirurgjikal ku ka hequr hundën me qëllim për t’u kthyer në një alien të zi. Ai shkoi në Barcelonë tek mjeku  Oscar Marquez, pasi në vendin e tij ky operacion nuk ishte i lejuar.

Kjo ndërhyrje ekstreme që kryhet përmes një procedure të njohur si rinotomi, ka lënë tashmë në fytyrën e tij një brimë në vend të hundës së dikurshme. Duke folur për këtë procedurë të sikletshme, Anthony shkroi në Instagram: “Faleminderit @oscarmarquezbodymod ti shënove jetën time …Tashmë mund të eci me kokën lart falë teje dhe jam krenar për çfarë arritëm së bashku”.

Ky nuk është operacioni i parë që i vetëquajturi alien ka ndërmarr. Ai ka hequr gjithashtu edhe veshët që të duket sa më jashtëtokësor. Ai kreu edhe ndarjen e gjuhës, që parakupton prerjen e këtij organi muskulor në dy pjesë përmes bisturisë./Opinion.al

Pas