Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

31 të arrestuar për dëmet e tërmetit në Tiranë, provat që ka prokuroria

2020/01/15 at 1:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
31 të arrestuar për dëmet e tërmetit në Tiranë, provat që ka prokuroria

Deri më tani janë 31 të arrestuar. Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka dhënë detaje mbi flet arrestet e prera për zyrtarë, ish zyrtarë apo ndërtues në lidhje me dosjen e tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas drejtueses së Prokurorisë në qarkun e Tiranës janë shpallur 125 pallate e 200 objekte private të pabanueshme. Po ashtu janë dhe 25 institucione të dëmtuara.

“Po hetohen të gjitha objektet e pabanueshme. Janë arrestuar 31 përgjegjës për këto dëme“, tha ndër të tjera Imeraj.

Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta, dhe Adhurim Qehahaj, ish-shef i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.

Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e  bazamenteve mbajtëse të tyre. Të arrestuairt akuzohen për ndërtim të paligjshëm, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

“Mungojnë studimet sizmiologjike, të cilat për një kategori ndërtesash mbi 7 kate është akt i domosdoshëm. Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë“, tha prokurori i dosjes, duke shtuar se këto janë shkeljet që lidhen me ish-funksionarët publikë në komunën e Farkës dhe të Kasharit të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë sa i përket detyrave që i takojnë drejtuesve ligjorë të objekteve, inxhinierëve etj, prokurori sqaroi mangësitë që kanë gjetur në dokumentacion.

“Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objekteve. Ka mangësi edhe në aktet e marrjes në dorëzim të shesheve të ndërtimit, procesverbali i gërmimit, betonimit, të lidhjes së hekurit, të provave për betonin dhe hekurin, certifikatat e cilësisë së punimeve, dhe një sërë aktesh të tjera që janë konstatuar me mangësi. Në disa raste mungon edhe leja e objektit dhënë nga njësia administrative“.

***

Të arrestuar:  Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë;  Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar; Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë; Anila Harxhi, arkitekte; Merita Kushi; Bukurije Halili; Asqeri Xhanari; Vjollca Hoxholli (ndërtuese); Gerti Çalliku; Jani Ikonomi ;Qirjako Gjergo ;Sherbet Shehi; Naim Shehi ; Ermir Çina; Adhurim Qehajaj; Gëzim Shkalla; Pëllumb Fortuzi (ndërtues); Xhevahir Doda; Reis Muça; Hekri Disha; Agim Eski; Faik Fejzo; Zhaneta Tagani; Muhamed Felahi; Ndoc Pepkola; Hekri Disho; Fejzo Dyrmishi (ndërtues)./ Opinion.al 

Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Dialogu Kosovë-Serbi/ Zyrtari i BE bisedon me Thaçin dhe Vuçiçin

Dialogu Kosovë-Serbi/ Zyrtari i BE bisedon me Thaçin dhe Vuçiçin

Një dasëm “shpërthyese”, fotot e çiftit bëhen virale

Një dasëm "shpërthyese", fotot e çiftit bëhen virale

Basha: Pse bëmë marrëveshje me qeverinë, çfarë synojmë të arrijmë

Basha: Pse bëmë marrëveshje me qeverinë, çfarë synojmë të arrijmë

TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com