Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëllai i Xhafës në trafik droge/ Zbardhen bisedat e tij me anëtarët e bandës

2016/10/06 at 4:36 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 11 min
A A
Pas takimit me Lu, Xhafaj: Nuk kemi propozim nga Basha

Agron Xhafa, vëllai i deputetit socialist dhe kreut të komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa është përgjuar nga policia italiane në lidhje me trafikun e drogës që ai bënte në zona të ndryshme të Italisë. Syri.net publikon përgjimet e zbardhura nga policia italiane dhe të mbërritura në Shqipëri, ku i janë vënë në dispozicion policisë shqiptare, por kjo e fundit nuk ka vepruar.


Aktualisht, Agron Xhafaj është në pritje të dënimit nga Gjykata e Leçes në Itali, e cila po gjykon një grup kriminal shqiptarësh, të përfshirë në trafik ndërkombëtar dhe shpërndarje e shitje lëndësh narkotike.

Hetimet për këtë grup kriminal janë zhvilluar në periudhën 2000-2001 nga Drejtoria e Antimafias në Leçe dhe janë zbuluar të paktën 7 raste kur Agron Xhafaj është përfshirë me veprime aktive në furnizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike marijuanë, heroinë dhe kokainë në tregun italian.

Sipas hetimeve të Antimafias italiane, Agron Xhafaj vepronte në Bolonja. Ai ishte pjesë e një grupi që siguronte drogën kryesisht në Shqipëri dhe më pas e shpërndanin në qytete si Salento, Firenze, Bologna, Parma, etj.

Në këtë hetim ka qenë i përfshirë edhe Drejtoria e Antidrogës Amerikane (DEA), pasi grupi i shqiptarëve, ku Agron Xhafaj kishte rol kryesor, kryente trafik lëndësh narkotike nga Italia në Amerikë.

Rezulton se Agron Xhafaj është përfshirë drejtëpërdrejtë në një linjë trafiku lënde narkotike nga Italia për në Poloni. Por, kjo linjë nuk rezultoi produktive, pasi Agron Xhafaj siguroi një sasi lënde narkotike të cilësisë së dobët, e cila nuk i pëlqeu pritësve polakë.

Në vijim janë 7 rastet e evidentuara nga Antimafia Italiane, ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.

Raste të konstatuara deri në Dhjetor 2001.

RASTI I PARË

Zonat e veprimtarisë kriminale: Në Leçe, Venezia, Bologna, Firenze dhe lokalitete të tjera

Vepra penale: “Pjesëmarrje në një organizatë trafiku dhe shpërndarje lëndësh narkotike (heroinë, marijuanë dhe hashash)”; Shtetasi shqiptar Fadil Papa siguronte lëndë narkotike në Shqipëri, duke realizuar edhe transportimin e saj për në Salento (Itali). Pas qëndrimit të përkohshëm në zona të paidentifikuara salentine, lënda narkotike ndahej dhe shpërndahej tek persona të tjerë; në Venezia vepronte Besnik Murataj, i cili, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak i jepte vazhdimisht lëndë narkotike Rino Gerardit dhe Ervin Qezit, të cilët zhvillonin më tej aktivitetin e tyre në zonat e Venezias dhe Trevisos; në Bolonja vepronte Agron Xhafaj (i cili administronte një rrjet në tijin shpërndarësish, në bashkëpunim me Orges Seferaj); në Parma vepronte Altin Maci dhe në Imperia vepronte Edison Sali;

RASTI I DYTË

Zonat e veprimtarisë kriminale: Në Leçe, Venezia, Bologna, Treviso dhe lokalitete të tjera, të konstatuara deri në Dhjetor 2001.

Vepra penale: Pjesëmarrjë në bashkëpunim ndërmjet tyre dhe me persona të tjerë në organizatë për mbajtje, importim në territorin e Shtetit (Itali) dhe transportim të një sasie të papërcaktuar marijuane; konkretisht, Fadil Papa siguronte dhe importonte lëndë narkotike deri në brigjet e Salentos, ndërsa Agron Xhafaj ishte ngarkuar ta tërhiqte menjëherë, duke kërkuar bashkëpunimin e Besnik Murataj.

RASTI I TRETË

Në provincën e Leçes, dt. 10.09.2000;

Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, sasi prej 125 gramë heroinë, për shpërndarje të menjëhershme;

RASTI I KATËRT

Në Bologna, dt 3.11.2000;

Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, sasi prej 40 gramë heroinë, për shpërndarje të menjëhershme;

RASTI I PESTË

Në Bologna, dt 13.11.2000;

Besnik Murataj zotëronte dhe i jepte Agron Xhafaj, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, një sasi të papërcaktuar hashashi, për shpërndarje të menjëhershme;

RASTI I GJASHTË

Në Bologna, dt. 13.11.2000;

Besnik Murataj, në bazë të kërkesës së Paolo Lo Sasso, siguroi lëndën narkotike nga Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, që më pas iu dha një agjenti të DEA-s (agjent i infiltruar, i cili i ishte atashuar grupi amerikan që bashkëpunonte me personat e mësipërm)

RASTI I SHTATE

Në Firenze dhe lokalitete të tjera, dt. 13.06.2001;

Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj kanë pasur në posedim dhe kanë tentuar t’i japin Rino Gerardi dy kg lëndë narkotike hashash, e cila transportohej nga Orges Seferaj. Por, dorëzimi nuk u realizua, pasi Seferaj u arrestua në flagrancë, në Venezia, dt. 1.7.2001;

IMPORTIMI I DROGËS TË DATËS 14.10.2000 DHE FURNIZIMI ME HEROINË I ALTIN MACIT

Në vjeshtën e vitit 2000, u regjistruan shumë telefonata në gjuhën shqipe, në bazë të cilave kuptohej se Besnik Murataj, krahas faktit që furnizonte me lëndë narkotike Paolo Lo Sasson, ai kishte ngritur dhe drejtonte një rrjet të tijin, të përbërë nga bashkëkombas të tij, për shpërndarjen e drogës në Itali dhe Poloni.

Hetimet treguan se Besnik Murataj, pasi kishte dërguar në fillim të shtatorit sasi të ndryshme lëndësh narkotike marijuanë dhe hashash për në Poloni, nëpërmjet Tomasz Piekarniak, ai kishte vendosur që, në bashkëpunim me këtë të fundit, të angazhohej në shpërndarjen e hashashit dhe heroinës në zonën e Venetos dhe Emilia Romagna, në Itali.

Në 14.10.2000, në bazë të përgjimeve, u dokumentua importimi në Salento i një sasie droge nga ana e Fadil Papa, i cili do ia dorëzonte Besnik Murataj nëpërmjet Agron Xhafaj. Nga ana tjetër, Besniku priste të furnizohej nga Altin Maci, i cili vepronte në Parma, nëpërmjet Edison Salit. Në vijim të përgjimeve, u arrit të kuptohej se bisedat ndërmjet tyre i referoheshin lëndës narkotike heroinë.

Në orën 06.45 të dt. 14.10.2000, Fadil Papa (i njohur edhe si CIMI), mbërriti në bregun e Salentos dhe kontaktoi me kunatin e tij, Besnik Murataj, të cilit i kërkoi të dërgonte një korrier:

Besnik: Arrite?

Cimi: Eh!… Çfarë duhet të bëj tani? Kush do të vijë?

Besnik: Ja, t’i them Agronit

(tel.n.944 dt. 14.10.2000).

Pasdite, Besnik Murataj telefonoi Agron Xhafaj. Ky i fundit i thotë që nuk mund të shkonte të merrte drogën, pasi kishte probleme me makinën. Kjo telefonatë i shërbeu policisë italiane për të identifikuar plotësisht Agron Xhafaj. Dhe në fakt, ashtu rezultoi, pasi Besnik Murataj në atë rast (si edhe në shumë raste të tjera) e kontantonte në nr. e 0338/1015650, i cili ishte në përdorim nga Agron Xhafaj (dokument i kompanisë telefonike, TIM):

Besnik: Oh, Goni!…Ka ardhur Çimi. Si t’ia bëjmë?

Goni: Po çfarë të them, nuk e di. Unë po vazhdoj të kërkoj, se mbeta kështu, pa makinë…Çfarë të të them unë?

(tel.n.997, dt. 14.10.2000, ora 16.21).

Një orë më vonë, Besnik Murataj i telefonon kunatit të tij, Fadil Papa (në të njëjtin numër, me të cilin kishin komunikuar në mëngjes), ku i shpjegon se takimi duhet të shtyhet, pasi Agron Xhafaj kishte një problem me makinën.

Komunikimi telefonik vijon me një bashkëpunëtor të Fadil Papa, me emrin Bledi, i cili sqaronte se “CIMI” (Fadil Papa) kishte sjellë në Itali një sasi droge, e cila duhej dorëzuar:

Besnik: Do të nisesh sot?

Bledi: Eh!… Nuk e di nëse Cimi do të vij sot apo jo

Besnik: Po atë muhabetin…atë muhabetin, e ka fshehur në ndonjë vend?

Bledi: Eh!..Është akoma këtu!

Besnik: Po mirë atëherë, le të iki ai. Kur të vij prapë, në mënyrë që….edhe unë të organizohem më mirë, pasi….nuk ka makinë ky miku, kështu që…i thuaj që të mos presë…miku është në Bologna

(tel.n.1013 dt. 14.10.2000, ora 17.30).

Në 29.10.2000, nga një komunikim telefonik i përgjuar, ndërmjet Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj, kuptohet që, gjatë një takimi të zhvilluar në Parma, Besniku kishte rënë dakord me Altin Macin që droga të dërgohej në datë 30 tetor.

Në vijim të bisedave telefonike lidhur me këtë transportim, Besnik Murataj i kërkon ndihmë Agron Xhafaj për të ndarë sasinë e heroinës që do të merrnin.

Besnik: Dje isha në Parma…takova një mik…për atë muhabetin që të kam folur…Çdo gjë është në rregull.

Goni: Dakord…Ti…unë nuk e di se si e ke bërë muhabetin

Besnik: Është djalë i mirë….i vitit 1985….më kupton?

Goni: E cilit vit është makina?

Besnik: 1985

Goni: 85

Besnik: Eh!…Është e vitit 1985, por unë nuk e di nëse mund të marr një makinë kështu…Makina duhet rregulluar disi…më kupton?

Goni: Të kuptoj…

Besnik: A merr vesh Gesi (Orges Seferaj)?

Goni: Marr vesh unë

Besnik: Unë nesër do të shkoj deri atje. Nesër do e mbaroj atë muhabet

Goni: Nesër do e marrësh atë makinën…?

Besnik: Eh!

Goni: Nesër është e hënë. Të martën në darkë jam aty

(tel.n.1295, dt. 29.10.2000, ore 15,51).

TRAFIKIM HEROINË E HASHASHI NDËRMJET BESNIK MURATAJ DHE AGRON XHAFAJ DHE SHPËRNDARJA NË TREGUN E TREVINOS

Disa sasi heroine të siguruara nga Altin Maci në dt. 30.10.2000 i jepen Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj në Verona: një sasi prej 125 gramësh iu dhanë në dt. 3.11.2000 dhe 40 gramë të tjera iu dhanë në dt. 13.11.2000. Në të dy rastet, dorëzimi i lëndës narkotike realizohej nga korrieri polak, Tomasz Piekarkian.

Disa telefonata të përgjuara në 3.11.2000 dokumentojnë qartësisht qëllimin e udhëtimit të Tomasz Piekarniak në Bolonja. Në orën 10.17, Besniku njoftonte Agron Xhafaj që”ai” sapo ishte nisur; në orën 13.16 qartësohet që personi që po vinte ishte Tomasz Piekarniak, pasi ky I fundit, pasi kishte mbërritur në Bologna, informon Besnik Murataj se kishte takuar mikun dhe ishte gati për t’u kthyer; në orën 17.10, edhe Agron Xhafaj njofton bashkëkombasin e tij që korrieri sapo ishte nisur për t’u kthyer; në orën 18.19, Tomasz Piekarniak siguron Besnik Murataj se kishte mbërritur në shtëpi.

Në të njëjtën mbrëmje, Agron Xhafaj i ankohet Besnik Murataj se përse sasia që kishte mbërritur nuk korrespondonte me atë për të cilën kishin rënë dakord. Agron thotë që sasia e sjellë nga Tomasz ishte 125 gramë (heroinë).

Goni: Sa….ishte… ai numri që më kishe nisur?

Besnik: njëqind e tridhjetë

Goni: Jo…është më pak. Është njëqind e njëzet e pesë

Besnik: Jo, nuk është e mundur

(tel.n.1421 dt. 3.11.2000, ora 20,24).

Pak më vonë, pasi kishin bërë biseda të tjera

Goni: Unë e peshova vetë me saktësi

Besnik: Edhe unë me saktësi vëlla (e pakuptueshme). E pashë vetë në gazetë, dy herë, që ishte njëmijë e nëntëqind e tridhjetë. Ndoshta një ose dy, edhe mund….

Goni: Çfarë të bëj. Ta lëj apo ta prek?

Besnik: Është djalë i mirë…

Goni: Unë nuk e di. Unë sa e hapa, e hapa sapo e takova.

Besnik: Dëgjo…vazhdo bëj punën tënde.

(tel.n.1424 dt 3.11.2000, ora 20.35)

Besnik Murataj, ndërkohë që furnizonte Agron Xhafaj në Bologna, merrte nga bashkëpunëtorë shqiptarë sasi të llojeve të ndryshme narkotikësh, të cilat i shpërndante në tregun trevinjian, nëpërmjet bashkëkombasit të tij, Ervin Qezi

Ndërkohë, më 13.11.2000, në bazë të disa telefonatave, Besnik Murataj i dërgon edhe 40 gramë heroinë Agron Xhafajt, nëpërmjet Tomasz Piekarniak dhe, njëkohësisht, tërhiqte një sasi hashashi, të cilën një ditë më pas ia dorëzon “Vinit”, identifikuar si Ervin Qezi.

Në dt. 12.11.2000 janë regjistruar bisedat e marrëveshjes paraprake ndërmjet Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj:

Goni: A do e dërgosh ti atë?

Besnik: Po, do e dërgoj nesër…

Goni: Rreth 40 mijë lireta mund t’i (..e pakuptueshme) Gesi

Besnik: Sa?

Goni: Dyzetmijë lireta për tre ose katër ditë. Më pas nuk ka problem, se do të vij vetë aty

(tel.n.1693 dt 12.11.2000).

ARRESTIMI I ORGES SEFERAJ DHE SEKUESTRIMI I DY KG HASHASH

DT. 1.7.2001

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet personave të hetuar, në dt. 1.7.2001, Agron Xhafaj, nëpërmjet korrierit të tij, Orges Seferaj, do i dërgonte Besnik Muratajt 2 kg hashash, e cila do i dorëzohej Rino Gerardit, njeri i besuar i Muratajt në furnizimin me heroinë. Pas mbërritjes në Venezia (nga Vlora) të Seferajt, ai u arrestua në flagrancë, pasi ishte në ndjekje nga punonjësit e policisë. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet sasia e lëndës narkotike (Raporti Informativ i Skuadrës Operative të Venezias, nga nr. 11 te nr. 11/A)

Në dt. 30.06.2001 janë regjistruara telefonatat e kryera për këtë ngarkesë,

Fillimisht, Besnik Murataj diskutonte me Agron Xhafaj:

BESNIK: Do vish të shohësh ti për punën?

Goni: Ëhë, ëhë.

BESNIK: Që të shohesh se për çfarë pune bëhet fjalë dhe për të shkuar te pronarët, kupton?

Goni: Të kuptova. A të marr edhe Gesin (Orges Seferaj)?

BESNIK: Eh…

Goni: Të nisem unë?

BESNIK: Eh, eh!!

Goni: Në rregull, Ku do të takohemi më pas?

BESNIK: Mbaj shënim diku, që të të them se ku është restoranti

Goni: Prit një minutë

BESNIK: Ke ndonjë laps aty?

Goni: Prit sa të gjej një. Alo…

BESNIK: Hum..

Goni: A të niset Gesi sot për andej?

BESNIK: Eh?

Goni: Gesi, Gesi, po të them

BESNIK: Eh..

Goni: Mund të vijë sot.

BESNIK: Mirë, të vijë.

Goni: Ai duhet të shkoj pak deri në Firenze

BESNIK: Ai do që të vij nesër, thua ti?

Goni: Jo, jo. Ai duhet të takojë atë djalin në Firenze, për atë makinën

BESNIK: Hum..

Goni: Pastaj, ti e di mirë.

BESNIK: Tani, ai e ka parasysh. Ai mund të jetë atje pasdite, rreth orës 4-5. Kupton?

GONI: Hum, hum.

BESNIK: Në 6.

GONI: Në rregull. Më thuaj atëherë

BESNIK: Ajo…po të them ku është Restorant “Rialto”

GONI: Ku?

BESNIK: Në Rialto.

GONI: Ri…

BESNIK: Rialto.

GONI: Alto.

BESNIK: Rialto, aty është edhe një tabakeri. Është fiks aty. E ka numrin? Se ia kam dhënë unë numrin e restorantit.

GONI: Po, e ka!

BESNIK: Para se të mbërrij aty, t’i thotë që “për një minutë jam aty”. Ai do të jetë aty dhe do t’i thotë “për një sekondë jam aty”. Pastaj, aty është edhe pronari, kupton?

GONI: Në rregull!

BESNIK: ky do të shkoj dhe do t’i thotë që jam te tabakeria, kupton?

GONI: Po, po

BESNIK: Dhe ky do të presë afër tabakerisë, kupton?

GONI: Po…

Pasdite, Besnik Murataj njoftoi Rino Gerardin lidhur me korrierin:

BESNIK: Do të shihemi nesër..

RINO: Joo! Pra jo sot?

BESNIK: Po, po, nesër. Do të shihemi nesër. Kur të vij unë atje, do të jem te tabakeria…më kupton?

RINO: Po!

BESNIK: Sa të të telefonoj unë, ti vjen për 10 minuta, aq të duhet deri te tabakeria, kupton?

RINO: Mirë! Por…

BESNIK: Më pas do të shkojmë te restoranti për të folur për atë punën, kupton?

RINO: Po!!

BESNIK: Në rregull!

RINO: Po për nesër, a është në rregull puna?

BESNIK: Po, po

RINO: A është çdo gjë në rregull? Në çfarë orë?

BESNIK: Në rregull janë gjërat. Nuk e di në cilën orë, po nga dreka, nga pasditja mendoj, rreth orës një, orës dy. Kupton? Në atë orë do të takohemi, në rregull?

RINO: Në rregull!!

BESNIK: Në rregull atëherë!

RINO: Ki kujdes!

BESNIK: Mos u shqetëso!

RINO: Ciao!

BESNIK: Ciao!

(Tel. n.166 dt. 30.6.2001, ora 17,23):

Të nesërmen në mëngjes, Murataj informon Gerardin për orarin e mbërritjes së korrierit, si edhe i shpjegon disa karakteristika fizike të tij. Në raportin e Skuadrës Speciale, i bëhet një përmbledhje e telefonatës dt. 1.7.2001, ora 10.50

“Besniku informon Rinon se kushëriri i tij mbërrin pas dy ose tre orësh dhe ai duhet ta shoqërojë deri te restoranti. Do të takohen pranë Tabakerisë. Kushëriri i tij është rreth 1 metër e 80, ka një vësh, është i dobët. Rino i thotë që kuptoi dhe po e pret”.

Në orarin e caktuar, Gerardi nuk po takonte korrierin dhe i kërkon në mënyrë të vazhdueshme të dhëna shqiptarit.

“Rino i kërkon Besnikut që ta telefonojë sa më shpejtë. Pas 8 minutash, i kërkon sërish ta telefonojë. Besniku i thotë që të presë edhe pak se po vjen”. Këto telefonata zhvillohen ndërmjet orës 13.10-13.18 të dt. 01.07.2001.

Në orën 16.38, Besniku e pyet Gerardin nëse e ka takuar Orges Seferajn, meqë nuk ka marrë asnjë lajm prej tij. Rino Gerardi i jep përgjigje negative.

Në orën 17.39, Besnik Murataj i thotë Gerardit që të largohet, pasi diçka duhet të ketë shkuar keq.

Dhe në fakt, Orges Seferaj kishte mbërritur në Venezia, ashtu siç e kishte njoftuar Besnikun në sekretarinë telefonike (ora 14.30). Por, menjëherë ishte arrestuar në flagrancë nga policia në Venezia, pasi iu gjetën në posedim 2 kg hashash (ndarë në 8 pjesë) dhe 3 gramë marijuanë. Gjithashtu, Seferajt iu gjet edhe një telefon celular me nr. 0333/7528189. Bëhej fjalë për të njëjtin numër, me të cilin ai kishte komunikuar me Agron Xhafaj dhe Besnik Murataj një ditë më parë.

Sapo kanë mësuar se Orgesi u arrestua, Besnik Murataj dhe Agron Xhafaj janë përgjuar, nga ku ka rezultuar se ata po bëjnë përpjekje që t’i gjejnë një avokat Seferajt.

Marrë nga Syri.net



Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
NASA: Nën Saturn fshihet një oqean gjigant

NASA: Nën Saturn fshihet një oqean gjigant

Vetingu dhe Lu përplasin Ramën e Berishën: Ja akuzat në parlament (video)

Vetingu dhe Lu përplasin Ramën e Berishën: Ja akuzat në parlament (video)

Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri

Njerëzit me diabet nuk e njohin nevojën për dashuri
















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com