Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“300 pacientëve iu rrezikohet jeta, sjellja e ministres mizore”, PD denoncon

2018/09/09 at 1:08 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndodh në QSUT/ Mjekët e Urgjencës japin dorëheqjen të gjithë

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht prëmes deputetes Orjola Pampuri ,mungesën e faktorëve për mpiksjen e gjakur në spitalet tona, duke rrezikuar jetën e të paktën 300 personave të prekur nga hemofilia, të cilët e kanë domosdoshmëri marrjen e këtij preparati.


Në denoncimin e PD, thuhet ndër të tjera se pacientët nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milion lekë.

 

Deklarata e plotë:

Është rregull i qeverisë së Edi Ramës se sa më i pamundur të jetë një qytetar, aq më shumë do të braktiset nga qeveria.

 

Ky rregull vlen sot më shumë se asnjëherë për të sëmurët me hemofili, jeta e te cilëve varet nga faktorët e mpiksjes së gjakut. Ata njihen si faktorët 7, 8 dhe 9, të cilët shërbejnë për mpiksjen e gjakut.

 

Faktorët për pacientët me hemofili mungon në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ose vjen  në sasi fare të vogël, të cilat nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve, ashtu siç  ndodh me herceptinën për pacientët me kancer, e me shumë medikamente të tjera.

 

Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve.

 

Akoma më mizore është sjellja e vetë Ministres Ogerta Manastirliu, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili.

 

Ata nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milion lekë.

 

Nëse kjo qeveri nuk do të shpenzonte për luks, ilaçi për hemofilikët nuk do të mungonte asnjëherë.

 

Vetëm në 8 muaj qeveria e Edi Ramës ka harxhuar mbi 6 milionë euro për të bërë zyrat veta të rehatshme dhe luksoze, ndërsa qindra të sëmurë me hemofili rrezikojnë të invalidizohen nga mungesa e Faktorit.

 

Keto para dhe ato që abuzohen me tendera të tjerë korruptivë nga Ministria e Shëndetësisë, mjaftojnë për të blerë faktorët për pacientët hemofilikë dhe për t’u krijuar atyre kushtet të kurohen në qytetet ku banojnë, pa qenë nevoja të torturohen disa herë në muaj nga ardhja në Tiranë.

 

Por kjo neglizhencë e qeverisë ndaj tyre ka detyruar që shumë prej tyre të emigrojnë e të gjejnë në vendet ku kanë shtuar shërbimin, i cili u kishte munguar në vendin e tyre.

 

Politika e kësaj qeverie për të harxhuar, nga njëra anë, miliona euro për luks apo për të paguar miliona euro të tjera në vit konçesione të dështuara në shëndetësi dhe, nga ana tjetër, braktisja e të sëmurëve me hemofili, me kancer apo me sëmundje të tjera të rënda që kushtojnë, është një politikë çnjerezore, e papranueshme!

 

Anullimi i koncesioneve korruptive, që paguhen 75 milionë euro çdo vit nga taksat e shqiptarëve dhe përdorimi tyre për shëndetin e qytetarëve është prioritet kryesor për Partinë Demokratike!

Etiketa: manastirliupacientePDshendetesi


Ju sugjerojmë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë me detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë me detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
Aktualitet

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

23 Tetor, 2025 12:15 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Aktualitet

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

23 Tetor, 2025 12:09 pm
Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
Kryesore

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

23 Tetor, 2025 10:59 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Asetet ruse si hua për Ukrainën
Bota

Asetet ruse si hua për Ukrainën

23 Tetor, 2025 9:30 am
Para
Dasma e Sarës dhe Ledionit i ka kushtuar Lorit më shumë se ç’mendoni

Dasma e Sarës dhe Ledionit i ka kushtuar Lorit më shumë se ç’mendoni

Video/ Sherr mes Nicki Minaj dhe Cardi B, reperja zbulon arsyen

Video/ Sherr mes Nicki Minaj dhe Cardi B, reperja zbulon arsyen

Këngëtarja e njohur rrëfen luftën me sëmundjen: Më është dashur të pranoj vdekjen

Këngëtarja e njohur rrëfen luftën me sëmundjen: Më është dashur të pranoj vdekjen
















TE FUNDIT

Ish-kryetarja e PD në Sarandë me detyrën si nënkryetare e bashkisë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë me detyrën si nënkryetare e bashkisë
23 Tetor, 2025

Manjola Nikollo është ish-zyrtarja e radhës nga Partia Demokratike që largohet nga radhët e opozitës dhe pranon një detyrë në...

Lexo më shumë

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
23 Tetor, 2025

Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë – PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil – po pezullojnë blerjet e naftës...

Lexo më shumë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
23 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Mësohet se...

Lexo më shumë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
23 Tetor, 2025

Volodymyr Zelensky u është drejtuar udhëheqësve në Këshillin Evropian të mërkurën. Udhëheqësi ukrainas tha se ekziston një armë që mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com