Kronikë

300 mijë euro në kamion, lihet në burg Ferdinand Murikaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 15/11/20 |
Opi Nion

Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Ferdinand Murikajn, shoferin e kamionit brenda të cilës u sekuestruan 300 mijë euro dy ditë më parë në Portin e Durrësit.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, që sipas pretendimit të Prokurorisë, janë “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pjesë e hetimeve për këtë ngjarje dhe i proceduar në gjendje të lirë është dhe Aldo Lika 34-vjeç banues në Lushnjë që ju gjetën në çantë 11 765 euro në kamionin tjetër që u kontrollua.

Mbi disa nga tufat e eurove që ishin të fshehura në çantë kishte disa kode, të qyteteve italiane “Bologna 50” dhe “Bergamo 75”.

I arrestuar shoferi i kamionit Ferdinand Murikaj, banues në Lezhë. Në kërkim është shpallur pronari j firmës së transportit Erjon Jovani.

Destinacioni i Kamionit ishte qyteti i Lushnjës. Në total, pas një hetimi dhe informacioneve që grupi hetimor kishte siguruar në rrugë operative, u sekuestruan 294 030 euro.

Pas