Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

300 efektivë dhe 9 dronë aksion në 4 qytete, çfarë zbuloi policia

2023/06/21 at 1:12 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
300 efektivë dhe 9 dronë aksion në 4 qytete, çfarë zbuloi policia

Policia e Shtetit vijon kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Këtë herë operacioni ishte i shtrirë në katër qytete në, Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë.

Në një njoftim për mediat behet me dije se në terren në kuadër të këtij operacioni ishin të angazhuara 300 forca policore dhe 9 dronë.

Kështu, mësohet se në Skrapar, në një terren të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në territorin e njësisë administrative Gjerbës, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1000 fidanë cannabis sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi O. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Bërsak, Skrapar.

Në Elbasan, në kuadër të 2 operacioneve antikanabis të koduara “Krasta” dhe “Çereshta”, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 252 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, në një zonë pyjore, në fshatin Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë narkotike cannabis sativa. Si rrjedhojë për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për dy inspektorë pyjesh. Bëhet fjalë për Y. Ç., 56 vjeç, F. L., 45 vjeç. Po ashtu u procedua edhe K. B., 55 vjeç kryetari i fshatit.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të operacionit “Çereshta”, ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 92 bimë të tjera cannabis sativa. Në total nga ky operacion janë asgjësuar 672 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa.

Autorë të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve, dyshohet të jenë shtetasit e shpallur në kërkim S. D. dhe K. D.

Në Krujë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Territor i pastër”, në një zonë pyjore, në fshatin Cudhi Kamp, njësia administrative Cudhi, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në Lezhë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Imazhi”, në një zonë pyjore, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 330 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Moti i acartë “pushton” Francën
Bota

Moti i acartë “pushton” Francën

6 Janar, 2026 8:53 am
Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros
Bota

Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros

6 Janar, 2026 8:30 am
Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji
Aktualitet

Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji

6 Janar, 2026 8:28 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 6 janar 2026

6 Janar, 2026 8:23 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

6 Janar, 2026 8:22 am
Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar
Bota

Maduro/Sekretari i Përgjithshëm i OKB:I shqetësuar për mosrespektimin e ndërkombëtar

5 Janar, 2026 11:04 pm
Para
Ministria e Brendshme: MEK ka thyer marrëveshjen, veprimet e policisë konform ligjit

Aksioni i policisë në MEK, sinjalizimi për aktivitetin e paligjshëm ka ardhur nga jashtë

Rama në Tel Aviv, vizitë në kompaninë “CheckPoint”, lider botëror në Sigurinë Kibernetike

Rama në Tel Aviv, vizitë në kompaninë "CheckPoint", lider botëror në Sigurinë Kibernetike

Franca ul moshën e lejes së drejtimit në 17 vjeç

Franca ul moshën e lejes së drejtimit në 17 vjeç

TE FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
6 Janar, 2026

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar në disa zona të vendit, duke përfshirë...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
6 Janar, 2026

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin...

Lexo më shumë

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
6 Janar, 2026

Qarku Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
6 Janar, 2026

Autoritetet venezueliane kanë nisur hetimet për të gjetur bashkëpunëtorët e dyshuar në operacionin amerikan që çoi në arrestimin e udhëheqësit Nicolas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com