Kryesore

30-vjetori i FRESSH/Rama:I ri mbeti vetëm Pandeli Majko, përpiqet Taulanti por…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 15/01/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar fjalën e tij në 30-vjetorin e FRESSH me batuta.

Ndërsa po iu drejtohej të rinjve nuk do t’i shohë vetëm në FRESSH por më tej, pasi 30 vjet nuk je më i ri, Rama iu drejtua atyre duke marrë një shembull një nga socialistët e vjetër, Pandeli Majko.

Rama tha se i vetmi që ka mbetur i ri është Pandeli Majko.

Unë dua që ju të shkoni përtej FRESHIT. FRESSH-i u bë 30-vjeç nuk quhesh më i ri. I ri mbetet vetëm Pandeli Majko, askush tjetër. Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot që të jetë i ri, se po shkon 50-vjeç”,-tha Rama./Opinion.al

Pas