Aktualitet

30-vjetori i eksodit,Xhaçka: Komuniteti shqiptar në Itali, histori suksesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 06/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar ditën e sotme 30-vjetorin e eksodit shqiptar drejt Italisë. Nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se pamjet e vitit 1991 ku shumë shqiptarë u  larguan nga vendi janë të ngulitura fort në kujtesën e të gjithëve.

Tashmë sipas saj, komuniteti shqiptar në Itali është një histori suksesi. Ndërkaq sipas ministres për mirënjohjen që populli jonë ndjen ndaj popullit italian.

“Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit”, thotë Xhaçka./Opinion.al

Pas