Një 30-vjeçar nga fshati Libonik i Maliqit është vetëvarur mesditën e së dielës. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të pajetë të riun me inicialet E.L. në stallën e bagëtive.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ai vuante nga depresioni prej kohësh, teksa po ashtu kishte probleme të theksuara me alkoolin.