Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar në 30-vjetorin e krijimit të Forcave Komando, duke i cilësuar këto forca si “30 vite krenari”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se Forcat Komando janë garanci e sigurisë brenda dhe jashtë vendit.
“Forcat Komando, 30 vite krenari të Forcave të Armatosura!
Simbol i guximit, disiplinës dhe profesionalizmit, sot në kapërcyell të dekadës së tyre të katërt, Forcat Komando janë garanci e sigurisë brenda dhe jashtë vendit.
Mirënjohje për themeluesit dhe çdo ushtarak që ka kontribuar me përkushtim në këtë repart të veçantë!”, shkruan Vëngu.