Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 qershori/ Meta paralajmëron: Jap dorëheqjen nëse…

2019/10/10 at 9:25 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
30 qershori/ Meta paralajmëron: Jap dorëheqjen nëse…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur përsëri në lidhje për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, si dhe mbi pretendimet se ai ka shkelur Kushtetutën.


Gjatë një interviste televizive, Meta tha se është i gatshëm që të largohet nga posti i presidentit në raste se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 qershorit.

“Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen”,-tha Meta.

Presidenti tha gjithashtu se mori pjesë në Komisionin Parlamentar vetëm për të treguar se ai nuk e ka shkelur Kushtetutën.

“Kam qenë edhe në Komisionin Parlamentar që merret gjoja me këtë hetimin e Presidentit, pikërisht vetëm për t’u treguar të gjithëve që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, por përkundrazi, ka bërë mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës”,-tha Meta.

Presidenti Meta ka thënë po ashtu se Komisioni i Venecias nuk ka asnjë rëndësi dhe se është propagandë.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja (Eni Vasili): Zoti President mirëmbrëma!
Presidenti Meta: Mirëmbrëma!
Gazetarja: Faleminderit që pranuar ftesën e OPEN, një ditë para publikimit të Opinionin të Komisionit të Venecias, kur ky komision do të shprehet nëse Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin për të anuluar përmes një dekreti zgjedhjet e 30 qershorit dhe caktimin e tyre më datë 13 tetor. Fillimisht dua t’ju pyes si ndjeheni përpara shpalljes së këtij Opinioni?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë lloj emocioni për ndonjë vendim të Venecias, sepse vendim im ka qenë tërësisht kushtetues dhe në mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Unë nuk pres as Venecia dhe askënd tjetër që të konfirmojë drejtësinë e vendimit tim. Unë kam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që e njoh më mirë se kushdo tjetër. Kam qenë edhe në Komisionin Parlamentar që merret gjoja me këtë hetimin e Presidentit, pikërisht vetëm për t’u treguar të gjithëve që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, por përkundrazi, ka bërë mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës.

Gazetarja: Megjithatë, ju e keni vlerësuar më parë Komisionin e Venecias apo jo?
Presidenti Meta: Unë e kam vlerësuar për ato kontribute që ka dhënë për reformën në drejtësi dhe prisja që ndoshta të shprehte diçka në komentet e veta lidhur me këto problemet e mëdha të zbatimit të ligjit në kundërshtim, jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe vetë formulimet dhe rekomandimet që ka bërë Komisioni i Venecias. Por çuditërisht në vend që të shprehej për këto çështje, për të cilat ajo ka një kompetencë ishte shprehur për çështje që janë të OSBE/ODIHR-it.
Gazetarja: Zoti President, a ka një kontradiktë këtu? Në fillim ju thatë që unë e besoj Venecian, e vlerësoj çfarë thotë Venecia dhe unë mund të jap dorëheqjen. Më pas thatë se 11 tetori nuk është i rëndësishëm, është fokus propagande…

Presidenti Meta: Po pa dyshim, propagandë është. Pse çfarë është? Çfarë vlere ka Venecia?
Gazetarja: Ju thatë se do jap dorëheqjen nëse Venecia thotë se keni shkelur Kushtetutën…
Presidenti Meta: Po, nëse më bind, por le të më bindin.
Gazetarja: Që do të thotë se kishte rëndësi apo jo? Ka rëndësi apo nuk ka rëndësi 11 tetori?
Presidenti Meta: Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen. Pse do të vlerësoja me shumë Venecian se sa Eni Vasilin për shembull?!

Edhe kur shkova te Komisioni Parlamentar që është ngritur dhe që merret me këtë çështjen e hetimit, shkova për të treguar respekt ndaj qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht për të treguar që Presidenti është i hapur që të shkojë dhe të ballafaqohet në mënyrën më transparente dhe konstruktive pikërisht për të treguar që Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Çdo gjë tjetër është propagandë.

Gazetarja: Propaganda nga kush? Nga komisioni?
 Propagandë nga të gjithë. Nga mazhoranca, nga parlamenti, nga qeveria, nga të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë propagandë. Do të jap një shkelje të qartë të Kushtetutës?/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
Bota

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

30 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

30 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira
Politikë

Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira

30 Dhjetor, 2025 2:13 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Kryesore

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

30 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Para
Debati për Albin Kurtin, përplasje Shkullaku-Zogaj: Ti po thua s’ka t*pe!

Debati për Albin Kurtin, përplasje Shkullaku-Zogaj: Ti po thua s'ka t*pe!

Meta: Nuk shqetësohem për Komisionin e Venecias, por për Hysajn e dëmtuar

Meta: Nuk shqetësohem për Komisionin e Venecias, por për Hysajn e dëmtuar

Raportonte LIVE, djali futet në studio dhe përpiqet të përqafojë spikeren

Raportonte LIVE, djali futet në studio dhe përpiqet të përqafojë spikeren
















TE FUNDIT

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
30 Dhjetor, 2025

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin...

Lexo më shumë

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
30 Dhjetor, 2025

“Botërori 2026” do të jetë turneu më i madh dhe më i pasuri në historinë e futbollit, përfshirë këtu të...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
30 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër...

Lexo më shumë

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
30 Dhjetor, 2025

Beyoncé është shpallur miliardere nga Forbes, duke e bërë atë muzikanten e pestë që i bashkohet listës së njerëzve më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com