Kryesore

30 qershori, mesazhi i Metës për ambasadorët


               Publikuar në : 08:29 - 25/06/19 |
geliano fataj

Nëse qeveria nuk tërhiqet nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, a ka presidenti një plan B? Ilir Meta këtë të martë tha se do të presë deri në fund që palët të gjejnë rrugën e dialogut.

“Mbetem durim plotë, pavarësisht se për fat të keq janë shpërdoruar më shumë se dy javë, që nga momenti kur unë krijova këtë dritare për dialog dhe reflektim. Do vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar. Duhet të keni të qartë që presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake, por padyshim. Besoj se lidhur me datën 30 qershor kjo datë ka rënë, nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje partiake, nuk mund të ndërhyjë, kjo është e qartë për ju dhe për këdo jashtë”, tha Meta.

I drejtpërdrejtë ishte dhe me ambasadorët, të cilët kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në 30 qershor.

“Unë nuk hyj tek ata politikë që flasin në emër të ambasadave apo ndërkombëtareve dhe që fshihen pas tyre. Në republikën e Shqipërisë i vetmi që vendos datën e zgjedhjeve është presidenti. Unë nuk kam anuluar datën në Itali, as në SHBA e as në Kinë. Kam anuluar datën pas një krize, mos prisni nga asnjë ambasador të thotë këtë që them unë. Edhe sikur të bëhen zgjedhjet në 30 qershor pa opozitën, e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do kishte një të ardhme të paditur për një kohë të gjatë. E kam thënë zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të Kopenhagenit. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, në asnjë fondacion. Zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë”./ Opinion.al

Pas