Aktualitet

30 qershori/ Arta Marku nxjerr gjithë prokurorët në terren


               Publikuar në : 11:09 - 25/06/19 |
geliano fataj

Të gjithë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore do të jenë në terren para dhe pas zgjedhjeve të 3 qershorit.

Udhëzimi i firmosur nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, mban datën 21 qershor dhe vjen në zbatim të një memorandum të firmosur mes organit qendror të akuzës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Qëllimi i këtij udhëzimi është identifikimi i krimeve zgjedhore dhe pa ashtu edhe verifikimi i integritetit të kandidatëve.

Përmes këtij udhëzimi, Marku i lë detyrë drejtuesve të prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës. / Opinion.al

q1-6 q2-6 q3-5 q4-4 q5-3 q6-3
<
>

Pas