Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 arsye përse sot duhet të jemi të gjithë me Presidentin!

2020/03/02 at 1:03 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
30 arsye përse sot duhet të jemi të gjithë me Presidentin!

Nga Jordan Daci


 

  1. Shqiptarët pa dallim duhet të jenë të ndërgjegjshëm se Republika ka rënë. Ajo nga një gjë e përbashkët e jona, është kthyer në një plaçkë të një klasë sunduese oligarke..

2. Pasuria kombëtare është vjedhur dhe po vidhet çdo ditë dheshqiptarëve po u merret ajo çfarë ju ka dhënë Zoti.

3. Shteti është shëndërruar në një klaun, në një Don Kishot që nuk është në gjendje të kryejë asnjë nga detyrat kushtetuese të tij.

4. Arsimi në Shqipëri është në ditën më të zezë të tij dhe sistemi arsimor po i jep diploma dhe deri tituj akademik injorancës.

5. Shëndetësia është në një situate alarmante dhe shumë shpejt nuk do te kemi më as mjekë për të na shërbyer.

6.Drejtësia është në ditën më të zezë të saj, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë, nuk kemi gjyqtarë të pavarur, profesionale dhe të përgjegjshëm.

7. Burgu është vetëm për të varfërin dhe është shndërruar nga një mekanizëm rishoqërizimi në një mekanizëm pushkatimi shoqëror për shtresat e varfëra dhe kundërshtarët e oligarkisë.

8. Mjedisi po shkatërrohet dhe ne po humbim bukuri e pasuri të pafundme, por edhe mundësinë për të jetuar në paqe me natyrën.Gjithaçka që na ka falë Zoti nëse nuk është vjedhur, lejohet të shpërdorohet dhe të shkretohet.

9. Nuk ka kujdes social dhe pabarazia rritet çdo ditë.

10. Financat publike shpërdorohen prej dekadash dhe gjetjet e kontrollit të lartë të shtetit janë vetëm disa shifra pa vlerë si për Qeverinë e Kuvendin ashtu edhe për sistemin e drejtësisë.

11. Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa klasa sunduese noton në pasuri të paligjshme.

12. Ekonomia është në ditën më të keqe, nuk ka investime të huaja, biznesi kontrollohet nga monopolet, nga kartele finaciare, nga marrëveshjet e ndaluara, nga përqendrimet e ndaluara dhe nga ndërhyrjet e padrejta legjislative me karakter diskriminues në favor të oligarkëve.

13. Bankat janë ligjërisht dhe praktikisht vjedhësit më të mëdhenj të shqiptarëve të cilat nga misioni i dhënies së huave janë kthyer në shitës të huave dhe pas gjithë këtij procesi, fshihet një mega skeme mashtrimi dhe vjedhje që prej disa vitesh po zhvat nga qytetarët djersën e tyre.

14. Krimi i organizuar bën kërdinë, kontrollon ekonominë, rendin, drejtësinë dhe politikën.

15. PPP kanë zhveshur shtetin nga çdo pasuri dhe funksion dhe në thelb i gjithë shteti në një farë mënyre është dhënë me qira dhe kjo qira do rëndojë financat e shtetit për të paktën 30 vjet.

16.  I gjithë pushteti ushtrohet nga një grusht njerëzit dhe nuk ekzistojnë më as pushteti gjyqësor dhe as ai legjislativ, por të gjithë funksionet i ushtron pushteti ekzekutiv. Madje, gjithnjë e më shumë, disa lobe shumë të rrezikshme nga brenda dhe jashtë Shqipërisë,po mbajnë peng të ardhmen cështjen shqiptare dhe interesin tonë kombëtar.

 

17. Kuvendi është vetëm një kukull në shërbim të një pushteti të cmendur dhe i përbërë në pjesën më të madhe nga njerëz pa dinjitet e deri në qesharakë.

18. Nuk kemi ushtri, por kemi vetëm ushtri facebook-u, e cila nuk krahasohet as me ushtritë e vendeve më të vogla të rajonit dhe është krejtësisht e paaftë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës.

19.  Nuk kemi struktura emergjence dhe as rezerva strategjike për të përballuar situata të emergjencës natyrore dhe aq më pak të konflikteve të armatosura.

20. Nuk kemi respekt për dijen dhe as për njeriun e lirë, por respektohet vetëm njeriu shërbëtor dhe pa dinjitet.

21. Nuk bëjmë shkencë, por as nuk e përkrahim shkencën. Jemi vendi më i prapambetur në rajon përsa i përket kërkimit shkencor, shpikjeve etj.

22.  Shqiptarët po plaken dhe ato të rinj që janë po nxiten që të largohen nga vendi.

23. Janë tradhëtuar interesat kombëtar dhe shumë zyrtarë shqiptarë punojnëose lënë të kuptojnë që punojnëpër shtetet e huaja që janë armiq të shqiptarëve.

24. Kosova dhe trojet e tjera shqiptare nuk janë prioritet i qeverisjes së vendit dhe po nxitet një frymë përçarëse dhe jo bashkimi sikurse duhet të ishte.

25. Shqipëria është e mbytur në borxhe dhe këto borxhe përveçse po bëjnë të pamundur ushtrimin e sovraniteti, kanë zvogëluar thuajse në zero investimet, por rrezikojnë qëedhe të përballemi me një krize të frikshme financiare nga e cila nuk do të mund të dilnim për disa dekada.

26.  Liria e fjalës dhe e mendimit, si dhe të jetuarit i lirëështë bërë gjithnjë e më e vështirë dhe thuajse e pamundur në shumë raste.

27. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë tashmë vetëm deklarime pasi në thelb nuk respektohen dhe as mbrohen nga askush.

28. Shqipëria ka humbur dinjitetin e një vendi të lirë, të pavarur dhe është shndërruar në një vend eksperimental ku testohen projektet se si mund të kontrollohet e shkatërrohet një vend dhe një komb.

29.Kushtetuta e konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga RSH, janë shndërruar në letra pavlerë dhe ligji është shndërruar në një instrument vjedhjeve dhe imuniteti për hajdutët dhe ndihmësit e tyre.

30. E thënë thjeshtë, po përjetojmë një gjenocid ndaj Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar.

Prandaj, sot çdo shqiptar ka këto dhe qindra arsye të tjera për të dalë në shesh në përkrahje të Kushtetutës, aty ku fillon e ardhmja e mbaron diktatura!

Për dinjitet kombëtar dhe për Shqipërinë!

 

Etiketa: opozitapresidenti


Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Koreja e Veriut, Kim Jong-un rizgjidhet nga parlamenti “lider suprem”

Negociatat me Amerikën të ngrira por Kim Jong-un kërkon vëmendje

Kurti i dërgon letër Trump: Dialogun do e udhëheq unë, tarifat hiqen

Kurti i dërgon letër Trump: Dialogun do e udhëheq unë, tarifat hiqen

OFL në Tiranë, dy të dënuarve u kërkohet deklarimi i pasurisë

OFL në Tiranë, dy të dënuarve u kërkohet deklarimi i pasurisë
















TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com