Aktualitet

30.000 Lekë për çdo hektarë grurë, nis sot aplikimi për fermerët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 01/09/22 |
Opi Nion

Duke nisur nga kjo e enjte nisin aplikimet për fermerët shqiptarë që të përfitojnë 300 mijë lekë të vjetra mbështetje financiare nga qeveria për çdo hektarë grurë të mbjellë në tokat e tyre.

Në një status në rrjetet sociale kryeministri Rama shprehet se aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 23 Shtator.

“Nisin sot aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Deri më datë 23 Shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”, shkruan Rama.

Pas