Qielli në qytetin e Stambollit u shndërrua në një spektakël të vërtetë ngjyrash për shkak të mijëra tullumbaceve që u lëshuan për këtë vogëlush. Për qytetarët e Stambollit ishte një festë fitorja e 3-vjeçarit ndaj sëmundjes së kancerit.
Babai i tij, në rrjetet sociale kishte shkruar se dëshira e tij ishte të lëshonte tullumbace në qiell, dhe mijëra njerëz në rrjetet sociale ju përgjigjën pozitivisht ftesës.
“Nuk kemi shumë miq. Djali im e mundi kancerin dhe dëshiron të fluturojë me balona. A do të vish edhe ti?”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ky postim u përhap me shpejtësi dhe shumë njerëz shprehën dëshirën të bashkoheshin për ta bërë 3–vjeçarin të lumtur dhe për të mbështetur familjen e tij. Kjo thirrje e sinqertë nuk i ka shpëtuar as autoriteteve që filluan përgatitjet në një kohë të shkurtër dhe sheshi Sanxhaktepe u shndërrua në një zonë festive për Ali Asafin. Klan News