Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3-vjeçari me shenjë 10 centimetra në qafë dhe në ballë, flet mjeku

2022/01/18 at 9:31 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
3-vjeçari me shenjë 10 centimetra në qafë dhe në ballë, flet mjeku

Lidhur me enigmat e vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat të Fierit, prindërit e tij kanë takuar mjekun e urgjencës, që priti fëmijën. Ai thotë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në spital dhe me një shenjë rreth 10 centimetra si shirit në qafë.


Mjeku: Fëmija të ka ardhur pa shenja jete dhe me dy reanimatorë nuk u kthye dot në jetë. Jo me një, po me dy. Fëmija ka qenë pa shenja jete dhe këtë e ke të shkruar edhe në kartelë d.m.th. Çfarëdo lloj problemi, gjithë çfarë ka ndodhur atje, ty fëmija të ka ardhur pa shenja jete këtu. Më vjen keq, që po ta them kështu…

Mamaja e Noas: Edhe kur mbytesh vjell?

Mjeku: Jo! Kur mbytesh, nuk mund të vjellë një, që mbytet.

Mamaja e Noas: Po këtë po të pyes, se ne na është thënë, që është mbytur. Prandaj po të pyesim…

Mjeku: Si është mbytur? Me çfarë është mbytur, kur ai kishte shenjë? Keni shenjë tek pjesa e fytit. Atë pjesë duhet ta japë mjeko-ligjor raportin! Ke një shenjë gati 10 centimetra në fyt. Çfarë është kjo shenjë? Është shenjë. Shenjë shtrëngimi, po se çfarë, ajo ju takon atyre ta thonë! Shenjë rrypi, shenjë nga çdo gjë mund të jetë. Shikojeni, se e keni mbi 10 centimetra. Dakord? Më vjen keq, që jua them…

Ndërkohë edhe mjeko-ligjori i Spitalit Fier, që ka asistuar në autopsinë e fëmijës, tregon për shenjën në grykë tek fëmija dhe dy shenja në pjesën e ballit.

Mamaja e Noas: Jo unë desha të dija shenjën, që ke parë ti tek djali, duke qenë se ti ke qenë brenda! Vetëm këtë shenjë ka pasur? Të vërtetën! Unë jam nënë dhe dua t’i di vetëm për ta qetësuar shpirtin! Ajo shenja e qafës ishte e prerë, apo thjesht mbytje dhe…

Mjeku ligjor: Nuk është e prerë. Është thjesht një shirit i kuq, që duket në pjesën e përparme të qafës. Edhe ato n.q.s të them, që kanë qenë si pulla tek pjesa e ballit dhe ato n.q.s kanë qenë, do shikohet përmbajtja e trurit nga brenda.

Motra e edukatores ka thënë se Redina Binjaku i ka dhënë ndihmën e parë vogëlushit dhe i ka bërë frymëmarrje gojë më gojë. Edukatorja ka thënë se fëmija ka vjellë në këtë moment.

Mamaja e Noas: I është dhënë ndihma e parë Noahs? Kush ia dha ndihmën e parë Noahs?

Motra e edukatores: Në urgjencë?

Mamaja e Noas: Jo, në kopsht.

Motra e edukatores: Redina, sapo e gjeti, e mori. Ia hoqa atë, që kishte ngecur kapuçin,- tha,- e shtriva djalin në tokë tha i kam dhënë frymëmarrje. I kam bërë masazhin këtu tek zemra,- tha,- dhe në moment djali më volli. Më volli djali dhe Redina edhe në polici ia tregoi: Ja me të vjellën e fëmijës jam.

Sipas ekspertit Ervin Karamuça fakti që fëmija ka vjellë tregon që ka qenë gjallë. Sipas tij, autopsia tregon qartë se kush ka qenë shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit.

Ervin Karamuça: Ajo shenjë 10 centimetra që është në pjesën e qafës mund të jetë edhe një shenjë strangulimi, por që duhet shikuar nëse është horizontal apo ka ndonjë rrethorë, pra është i varur, apo i kapur nga dikush tjetër, pra varet se si mund të jenë versionet. Shenjat e ballit janë për një përplasje të mundshme të fëmijës në pjesën ballore, por mund të jenë edhe pasojë e mënyrës si është transportuar, si është mbajtur. Gjithmonë flasim për një goditje të pjesës ballore dhe kjo duhet hetuar, duhet zbardhur nga se ka ardhur. Mbetet i paqartë shkaku i vdekjes. Shkak që ka ardhur si pasojë e strangulimit? Shkak që ka ardhur si pasojë e vjelljeve të vazhdueshme që ka pasur fëmija. Vjellja vjen si pasojë e një toksikacioni të lartë, vjen si pasojë edhe gjatë dhënies frymë në ndihmën e shpejtë, rritje e diafragmës, ai mendohet që viktima kishte konsumuar diku vaktin e drekës. Shpjegohen, janë versione të mundshme, por reagimi i tij tregon që ka pasur aftësi vitale, pra ka qenë gjallë në momentin që i është dhënë kjo ndihmë. Mund të ketë humbur ndërgjegjen, por reagimi tregon që ka pasur elementë vitalë që të kthehej në jetë.

Gazetari: Mund të ngremë një lloj piste që vdekja të ketë ardhur si pasojë e vjelljes dhe jo ndihma e specializuar që i është dhënë padashje nga edukatoret?

Ervin Karamuça: Mund të jetë edhe kështu, por mjekësia ligjore e përcakton shumë qartë në momentin e autopsisë.

Faktin që fëmija ka vjellë e konfirmon edhe një edukatore tjetër.

Mamaja e Noas: Të të pyes, ishte gjallë Noah në momentin…?

Edukatorja: Nuk do të të them, në momentin, që e kam parë, kam menduar si nënë, se unë jam nënë me tre fëmijë. I kam dhënë frymë. I kam dhënë frymë Noahs gojë më gojë në momentin e fundit. Në momentin, që unë i kam dhënë frymë, ai ka vjellë dhe i kam kthyer kokën kështu. Fëmija ka vjellë. Nga ky moment, në sekondat e fundit, Redina e ka marrë në krah dhe ka dalë më vrap jashtë. Vjen ndihmësja, që kishte vajtur për të lajmëruar doktoreshën, që ne kemi aty. Ia ka marrë nga krahët dhe…

Mamaja e Noas: Doktoresha e ka parë fëmijën?

Edukatorja: Jo!

Por ajo që vihet në diskutim në këtë rast është ndihma që kanë dhënë edukatoret. A kanë qenë ato të trajnuara? Këtë përgjigje duhet ta japin autoritetet ligjzbatuese.

“A ka qenë kjo ndihmë e specializuar? A ka qenë kjo ndihmë e dhënë nga një infermier ose mjek i qendrës së edukimit ditor, apo nga vetë edukatoret? A kanë qenë të trajnuara edukatoret? Kjo vlen që të hetohet për të parë nivelin e mbrojtjes së këtyre fëmijëve në një situatë të një emergjence të caktuar shëndetësore”, tha Karamuça./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Misteret e vdekjes së Mehmet Shehut, gota me lëng dhe këpucët, dalin foto të reja

Misteret e vdekjes së Mehmet Shehut, gota me lëng dhe këpucët, dalin foto të reja

Ish-kryehetuesi i komunizmit: Mehmet Shehu u vra, nuk u lejua autopsia

Ish-kryehetuesi i komunizmit: Mehmet Shehu u vra, nuk u lejua autopsia
















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com