Aktualitet

3 vite nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 26/11/22 |
Opi Nion

Kjo e shtunë shënon tre vite nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona, u plagosën qindra të tjerë dhe u shënuan dëme të mëdha materiale, kryesisht në Durrës dhe në Tiranë.

Për shumë familje 26 nëntori la pas edhe një dramë të madhe, pasi humbën të afërmit e tyre, nën rrënojat e banesave dhe pallateve.

Përveç Tiranës dhe Durrësit pasojat e tërmetit  u ndjenë edhe  në shumë bashki të tjera si në; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha u regjistruan në Kodër-Thumanë, ku u shemb një pallat 5 katësh, ndërsa gjithashtu dëme të mëdha u regjistruan edhe në Laç.

Ndërkohë ende sot banorët e prekur nuk janë sistemuar nëpër banesa./Opinion.al

 

Pas