Kjo e shtunë shënon tre vite nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona, u plagosën qindra të tjerë dhe u shënuan dëme të mëdha materiale, kryesisht në Durrës dhe në Tiranë.
Për shumë familje 26 nëntori la pas edhe një dramë të madhe, pasi humbën të afërmit e tyre, nën rrënojat e banesave dhe pallateve.
Përveç Tiranës dhe Durrësit pasojat e tërmetit u ndjenë edhe në shumë bashki të tjera si në; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha u regjistruan në Kodër-Thumanë, ku u shemb një pallat 5 katësh, ndërsa gjithashtu dëme të mëdha u regjistruan edhe në Laç.
Ndërkohë ende sot banorët e prekur nuk janë sistemuar nëpër banesa./Opinion.al