Bota

3 tonë heroinë afgane sekuestrohen në Indi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 21/09/21 |
Opi Nion

Një operacion i policisë indiane ka sekuestruar 3 ton heroinë në vlerë të 2.7 miliardë dollarëve – në portin e shtetit Gujarat.

Ngarkesa e kishte origjinën nga Afganistani, por më pas ajo ishte ngarkuar në anije nga Irani, për t’u kapur në Mundra të Indisë.

Autoritetet indiane të inteligjencës kishin marrë më herët informacion për sasinë e madhe të heroinës që ishte nisur nga porti i Abbas në Iran.

Dy persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë duke u hetuar, është thënë në deklaratë.

“Hetimet e kryera deri më tani kanë treguar për përfshirje të zyrtarëve afganë, të cilët janë nën hetime”, ka thënë Drejtoria për Inteligjencë e të Ardhurave.

Sipas raportimeve të agjencive të luftës kundër drogës në SHBA, Afganistani prodhon rreth 80% të heroinë për tregun botëror./Opinion.al

Pas