Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3 shqiptarë në listën e të dënuarve më të rrezikshëm në Londër gjatë 2019

2019/07/31 at 7:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
3 shqiptarë në listën e të dënuarve më të rrezikshëm në Londër gjatë 2019

Në listën e kriminelëve më të rrezikshëm të dënuar gjatë këtij viti në Londër janë edhe tre shqiptarë.


Suad Sufaj u arrestua teksa po udhëtonte në rrugën “Bowes” në Enfild. Policia i gjeti atij në makinë 1 kilogram kokainë me vlerë 100 mijë paund. Pas një kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën edhe 8.5 kilogramë të tjera me vlerë rreth 800 mijë paund.

Sufaj, 26 vjeç, u dënua me 12 vjet heqje lirie në prill të këtij viti dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Një tjetër shqiptar në listë është Klevis Drazhi, 20 vjeç. Ai u ndalua në Moorgate më 19 janar pasi policia vuri re se po hynte me makinë në korsinë e biçikletave. Fillimisht oficerët i kërkuan atij lejen e automjetit dhe dokumentet e sigurimit. Drazhi dorëzoi një leje të rreme shqiptare, por policia vuri re në këtë moment një diçka të çuditshme në veshin e tij. Aty ishte fshehur një pako e vogël e bardhë.

Nga kontrolli rezultoi se ajo përmbante kokainë. Në makinë policia zbuloi edhe 11 pako të tjera të cilat kapnin vlerën e 1 mijë e 300 paundve.

Drazhi pohoi më vonë se ishte detyruar të furnizonte me drogë konsumatorët nga një anëtar i mafies shqiptare dhe pranoi se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.

20 vjeçari fillimisht u dënua me 11 muaj burg në gjykatën e Londrës, por Apeli e rriti dënimin e tij me 30 muaj më 16 prill.

Personi i tretë në listën e kriminelëve është padyshim më i rrezikshmi. Bëhet fjalë për Mane Drizën i cili akuzohet për disa vrasje në shtete të ndryshme.

Më 3 prill, gjykata në Bailey Old dha një dënim të përjetshëm me detyrim që të vuante minimumi 20 vjet burg.

Driza është dënuar për vrasjen e shokut të dhomës Stefan Bledar Mona pasi ky i fundit i kishte marrë unazën e të fejuarës dhe ja kishte dhënë gruas së vet. 41-vjeçari Driza goditi me thikë dhe mjete të forta më shumë se 120 herë. Ngjarja ka ndodhur në qershor 1999.

Gjykata u informua se Driza ishte shpallur fajtor për katër tentativa vrasjeje në Shqipëri dhe Itali.

Driza ishte ekstraduar nga Italia ku ishte në burg për një vrasje të dyfishtë dhe një vrasje të mbetur në tentativë. Ai kishte vrarë më parë dy persona të tjerë në vendin e tij të lindjes në Shqipëri.

Në vitin 2001 Driza u dënua në mungesë në Shqipëri për “vrasje me paramendim në bashkëpunim të qytetarëve”, së bashku me babanë e tij.

Në qershor 2002, ai u dënua në Siçili për komplotin për të vrarë Artan Maskaj dhe Albert Blushaj, dhe për vrasjen në tentativë të Lefter Maskaj.

Ai është në Itali për të përfunduar dënimin, dhe do të qëndrojë në burg atje deri në vitin 2026.

Më pas do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të vuajtur dënimin 20-vjeçar për vrasjen e pestë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan
Aktualitet

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan

18 Korrik, 2025 10:18 am
BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

18 Korrik, 2025 10:12 am
Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit
Bota

Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit

18 Korrik, 2025 10:02 am
“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse
Aktualitet

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse

18 Korrik, 2025 9:54 am
Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

18 Korrik, 2025 9:38 am
Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

18 Korrik, 2025 9:23 am
100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Bota

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

18 Korrik, 2025 9:14 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

18 Korrik, 2025 9:08 am
Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
Bota

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

18 Korrik, 2025 8:55 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Para
Rama “gërmon” sërish, publikon mesazhin e Ndriçim Xhepës për Teatrin

Rama: Nuk preket trualli i Teatrit, një pjesë mbrapa murit do ti jepet...

Siberia “pushtohet” nga flakët

Siberia "pushtohet" nga flakët

Kapen 72 kg kanabis në Qafë Botë, makina me dopio shasi

Kapen 72 kg kanabis në Qafë Botë, makina me dopio shasi
















TE FUNDIT

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan
18 Korrik, 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndodhet në Romë në kuadër të Forumit të Parë të Turizmit Itali-Ballkan. Në...

Lexo më shumë

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
18 Korrik, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten për miratimin e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak...

Lexo më shumë

Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit

Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit
18 Korrik, 2025

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të...

Lexo më shumë

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse
18 Korrik, 2025

Perla evropiane krenohet me plazhet mahnitëse, malet, qytetet historike dhe trashëgiminë kulturore, shkruan Lauren Haughey në të përditshmen britanike “Mirror”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com