Life Style

3 shenjat e Horoskopit që do të kenë një javë të mbarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 20/12/21 |
Opi Nion

Demi

Jeni duke kërkuar mundësi në vende të papritura këto ditë. Ndërsa Mërkuri ndodhet në shtëpinë tuaj të 9-të (ajo e aventurës) krijon një trekëndësh me Uranin në Dem, mbajini sytë dhe mendjen hapur për të arritur majën. Natyrisht, duhet të gjeni edhe guximin për të hedhur hapin tjetër – pasi dihet mirë se nuk e doni ndryshimin. Presioni për të marrë vendime rritet, por besoni instinkteve tuaja dhe do t’ia dilni.

Virgjëresha

Zbuloni mënyra të reja për të shprehur kreativitetin tuaj. Nëse po ndiheni pak të dëshpëruar, kjo javë po vjen për të rritur moralin tuaj. Tani ndiheni më të hapur për hobi dhe aktivitete që mund t’i keni refuzuar në të kaluarën. Kërkimi i përsosmërisë ju pengon të shijoni momentin, por duhet të pranoni se gabimet dhe “rrëmuja” janë rruga drejt suksesit. Kjo është koha më e mirë për ta pranuar atë.

Bricjapi

Ka ardhur koha për ta dashur veten ashtu siç është. Kohët e fundit keni ndjerë se gjithçka ishte e përqendruar te gabimet dhe dobësitë tuaja, por tani duhet të kuptoni se këto mendime thjesht po ju pengojnë. Kërkimi i brendshëm që keni kryer në ditët e mëparshme ju shpërblen dhe tani filloni të kuptoni se gabimet tuaja nuk ju përcaktojnë plotësisht, ndërsa fokusimi vetëm në to ju pengon. Shikoni pamjen e madhe dhe shijoni atë që keni arritur.

Pas