Bota

3 miliardë Dollarë ndihma nga SHBA për Ukrainën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 24/08/22 |
Opi Nion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një ndihmë ushtarake shtesë prej 3 miliardësh dollarë për Kievin, ndërsa Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë.  Po ashtu sot shënohet edhe gjashtë muaj nga nisja e pushtimit rus.

Njoftimi nga Shtëpia e Bardhë pritet të bëhet më vonë sot, konfirmoi një zyrtar amerikan dhe vjen pasi Uashingtoni paralajmëroi se Moska mund të planifikojë sulme ndaj objektivave të mëdha civile në Ukrainë në ditën e festës së saj kombëtare.

Financimi ushtarak do të ndihmojë Ukrainën të marrë më shumë armatime, municione dhe furnizime të tjera për forcat e saj të armatosura, raporton Associated Press.

Kjo do të shënonte paketën më të madhe të ndihmës ushtarake nga SHBA për të ndihmuar Ukrainën, pasi ajo tashmë ka ofruar më shumë se 10 miliardë dollarë ndihmë për Kievin që nga fillimi i luftës.

Pas