Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3 fëmijë panë autorët, detaje nga dosja e atentatit të prokurorit Ndoj

2021/01/13 at 2:26 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
3 fëmijë panë autorët, detaje nga dosja e atentatit të prokurorit Ndoj

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e atentatit të prokurorit Arjan Ndoj. Në dosjen hetimore të SPAK të cilën e disponon News24 thuhet se “nga hetimet del e qartë se “autorët kanë patur në shënjestër të tre personat që udhëtonin në automjet, për faktin se cilësitë e Arjan Ndoj si prokuror ishin të njohura”. Ky argument provohet nga shkalla e lartë e organizimit, si dhe nga përgatitja e autorëve për ngjarjen. Ata studiuan lëvizjet e të dëmtuarve, qëlluan në drejtim të automjetit të prokurorit me armë zjarri shumë të fuqishme, si automatik model 56.

“Intensiteti i sulmit tregon qartë se autorët nuk kanë qenë përzgjedhës në shënjestrën e tyre, por kanë patur objekt automjetin, ku ndodhej prokurori dhe dy personat e tjerë”, thuhet ne dosje. Megjithatë prokuroria nuk ka mundur të zbardhë motivin e krimit.

Sipas SPAK, ish-dentist i burgut Rraja ishte në rolin e ekzekutorit, ndërsa Arjol Halilaj ndihmës, për faktin se siguroi automjetin që u përdor dhe i largoi atentatorët nga vendi i krimit.

Redjan Rraja mohon të ketë lidhje me krimin, por një palë syze të gjetura në makinën e braktisur në Shkafanë, ku u zbuluan gjurmët e tij të gishtërinjve, si dhe një kampion ADN që u përftua në një kapuç, janë dy nga provat kryesore që e implikojnë në ngjarje.

Prokuroria thotë gjithashtu se Rraja gënjen edhe lidhur me lëvizjet që ka bërë ditën e ngjarjes. Ai thotë se shkoi në Durrës të kolaudonte makinën, ndërkohë që veprimet i kreu Arjol Hailaj. Ky i fundit deklaron se drejt Tiranës u rikthye rreth orës 17.00 të datës 1 nëntor, por në fakt nga pamjet filmike rezulton se automjetin e tij e drejtonte një person tjetër.

Alibia e Rrajës rrëzohet edhe nga familjarët e tij. Bashkëshortja ka dëshmuar se për rreth një muaj nuk ishte takuar me të, pasi Redjani i kishte thënë që ndodhej jashtë vendit, ndërsa e merrte në telefon dhe pyeste vazhdimisht për fëmijët. “Nga kjo del qartë se Redjan Rraja në përpjekje për ndërtimin  e një alibie ka përgatitur familjarët e tij se do të ikte jashtë shteti”, thekson prokuroria.

Një tjetër provë e fortë ndaj tij janë dëshmitë e tre vëllezërve të mitur, të cilët kanë parë atentatorët, kur braktisën makinën në pronën e familjes së tyre. Njëri prej të miturve thote se personat ishin të maskuar dhe mbanin armë. Ndërsa në sediljen e pasme kishin lënë automatikët. Djali tregon se teksa largoheshin, pranë tyre u afrua një automjet tjetër dhe njëri nga personat që ndodhej në të, i kërcënoi duke iu thënë “pse se përfunduat punën, do t’ju pres fytin”. SPAK është duke zhvilluar hetime për të identifikuar jo vetëm atentatorin e dytë, por edhe urdhëruesit e krimit.

Kujtojmë se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj ndodhi më datë 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Ndaj makinës së prokurorit u derdhën breshëri plumbash. Nga të shtënat mbeti i vdekur Andi Maloku, i cili shërbente si shofer i prokurorit Arjan Ndoj./Opinion.al

Etiketa: arjan ndojatentatspak

Ju sugjerojmë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…
-U tha në Opinion

“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…

4 Shtator, 2025 10:13 pm
Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama
-U tha në Opinion

Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

4 Shtator, 2025 10:07 pm
“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë
-U tha në Opinion

“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë

4 Shtator, 2025 10:05 pm
Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…
-U tha në Opinion

Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…

4 Shtator, 2025 10:01 pm
Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit
-U tha në Opinion

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

4 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
Polici shkon me plagë nga arma e zjarrit në spital: Ndodhi aksidentalisht

Arrestohet autori që qëlloi me armë dy vëllezërit në Shkodër

COVID-19/ Ulet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 299 raste të reja

COVID-19/ Ulet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 299 raste të reja

Opinion /Pikëpyetjet e vaksinës? 

Opinion /Pikëpyetjet e vaksinës? 

TE FUNDIT

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
4 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”,...

Lexo më shumë

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
4 Shtator, 2025

Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë...

Lexo më shumë

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
4 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij...

Lexo më shumë

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com