Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3 000 Euro kilogrami – Gjueti ilegale për tartufin shqiptar

2017/08/25 at 2:04 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
3 000 Euro kilogrami – Gjueti ilegale për tartufin shqiptar

Rreth 3.000 Euro për një kilogram kërpudha. Duket një çmenduri dhe në fakt është, por tartufi e ka piacën e lartë. Aq sa në Itali dhe Francë, gjuetarët e tartufit i stërvisin qentë e llojit Lagotto Romagnolo që të nuhasin kërpudhën më të shtrenjtë në botë. Në Shqipëri, kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht dhe askush nuk e di për çmimin tejet të shtrenjtë që ka, për më tepër që qentë e huaj po vijnë e po na e nuhasin. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak. Por ndodh shpesh që tartufi shqiptar të merret dhe të shitet në tregun evropian me shumëfishin e vlerës. Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro. Mungesa e një legjislacioni që të mbrojë këtë bimë të rrallë ka bërë që Shqipëria të humbasë me miliona euro të vjedhura nga “gjuetarë” të paligjshëm të tregut vendas dhe atij të huaj. Ata mbërrijnë në Shqipëri kryesisht nga Italia por dhe vende të tjera dhe jenë kërkues të tartufit, vjedhja e të cilit do t’u siguronte atyre përfitime të mëdha. Kjo, pasi janë konstatuar edhe transportime të zhardhokëve të ngjashëm me pataten drejt Italisë, për të cilat nuk është se ka një kuadër të përcaktuar ligjor që e ndalon kalimin jashtë kufijve. Për gjetjen e tartufit, “gjuetarëve” u nevojiten edhe qentë e stërvitur mirë, që janë edhe maskimi i tyre më i mirë. Më parë përdoreshin derrat të cilët lëshohen në pyll dhe aroma e tartufit I ndjell, pasi ka të njëjtat feromone seksuale si të mashkullit, duke bërë që në këtë mënyrë të gjejnë bimën. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufë. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë. Ndërkohë që tartufët e bardhë që ngjajnë me zhardhokët e patates, por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin. E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme. Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Ndërkohë që sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi. Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë. Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash. Këto kërpudha të bardha të cilësisë së lartë, të cilat pak kush i njihen shiten më pas restorantet e Tiranës dhe Durrësit. Tartufi nuk mund të kultivohet dhe për shkak se kultivimi i kësaj specieje nuk ka arritur të imitojë asnjë prej cilësive të saj në gjendje të egër, e ka rritur tej mase çmimin në treg. Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona, për të cilin ne dimë kaq pak dhe që kemi humbur kaq shumë, pasi tartufi është një biznes me fitim marramendës. /AgroWeb.org

//agroweb.org/?id=10&l=1225&ln=sq&url=gjueti-ilegale-per-tartufin-shqiptar © Agroweb.org

Ju sugjerojmë

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!
Aktualitet

“I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

18 Maj, 2025 6:47 pm
Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme
Politikë

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18 Maj, 2025 6:44 pm
Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Para
Emrat/ Kush janë dy vëllezërit që tentuan të vrisnin Dashamir Gjokën

Emrat/ Kush janë dy vëllezërit që tentuan të vrisnin Dashamir Gjokën

Video/ Berisha denoncon skandalin, fëmijët e shefave të policisë me targat e shtetit te makinat personale

Video/ Berisha denoncon skandalin, fëmijët e shefave të policisë me targat e shtetit te makinat personale

Atentatorëve të Dashamir Gjokës, ju vranë vëllain në vitin 2013

Atentatorëve të Dashamir Gjokës, ju vranë vëllain në vitin 2013

TE FUNDIT

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
18 Maj, 2025

Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto...

Lexo më shumë

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
18 Maj, 2025

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda...

Lexo më shumë

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
18 Maj, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua sot me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në...

Lexo më shumë

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
18 Maj, 2025

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane. Ja një përmbledhje e asaj për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com