Mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë janë duke protestuar kundër arrestimit të kolegëve të tyre, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në këtë maternitet, kur humbi jetën nëna 35-vjeçare së bashku me foshnjen e saj.
Mjekët protestojnë kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre, Helidon Klosi dhe Dritan Decka dhe të cilët u shoqëruan mbrëmjen e së shtunës nga policia, pasi dyshohet se vonuan shërbimin për 35-vjeçaren shtatzënë Aida Çajka.
Ata i quajnë të nxituara veprimet e Prokurorisë dhe Policisë për ndalimin e dy mjekëve, pasi për ta nuk është provuar fajësia. Mjekët thonë se duhet të shprehet ekspertiza mjekoligjore dhe analiza klinike e rastit, dhe më pas të veprohet.