Një 12-vjeçare dyshohet se prej kohësh është abuzuar seksualisht nga një 29-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Sipas policisë, vajza e mitur në prezencë të psikologëve dhe prindërve, ka deklaruar se me 29-vjeçarin kishin lidhje intime prej 2 vitesh.
Ndërkohë policia ka ndalur 29-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kryer aktin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.”, deklaron policia./Opinion.al