Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

29 viktima në 120 ditë kalendarike…

2019/04/29 at 6:33 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
29 viktima në 120 ditë kalendarike…

Dorjana Bezat-Jemi në prag të ditës së 120 të këtij viti. Kam shumë ditë që jam rrokur ta shkruaj këtë status, por jam tërhequr. Sot nuk hesht dot.
Qetësinë e se dielës mbrëma ma prishi një telefonatë. Krisma kishte plasur në Laç. Orë më vonë të plagosurit ndërruan jetë. Dy djem të rinj, u bënë viktima e 28 dhe 29 në fletoren time të shënimeve, ku shënoj çdo ngjarje kriminale.

29 viktima në 120 ditë kalendarike… Nga janari deri më sot kanë ndodhur 23 vrasje në Shqipëri, nga të cila 8 janë në familje, të tjera për motive banale e ato më tronditëset janë mafioze, që me gjasë do të vijojnë me seritë e radhës.

Në 30 janar të këtij viti në Selitë, në prag të shtëpisë u vra ish-polici Arben Bilali, autorët janë ende anonim.  18 ditë më vonë Vlora u trondit nga një tjetër vrasje mafioze, ku viktimë mbetën Aurest Rexho dhe Arjan Hasani ndërsa u plagos Armando Sulejmani që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. As për këtë ngjarje nuk dihen autorët. Serinë e radhës të kësaj ngjarje pritet ta shohim së shpejti.

Një ditë më pas në Tepelenë u zbulua një tjetër krim. Sokol Rama i zhdukur prej 6 shkurtit u gjet i ekzekutuar nga shoku i tij Roland Milo, i cili u vu në pranga. (Të zhdukurit e tjerë ende nuk i dimë ku janë).

Më pas në 16 dhe 18 mars kryeqyteti u trondit sërish nga 2 vrasje. Të vdekur nga plumbat mbetën Haxhi Baçinozi dhe Jurgen Kurti, ngjarje për të cilat policia ka venë në pranga autorët.
Më pas krimi zhvendoset në Grudë, ku më 20 mars u vra në një atentat Nard Polia për të cilin polica ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Vetëm 2 ditë më vonë në 22 mars u ekzekutua në një lokal në Elbasan avokati Ravik Gurra. Për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë të dyshuar.  Më 30 mars në Shkodër u luajt seria e radhës e një tjetër historie. Në derë të shtëpisë u ekzekutuan vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Ngjarja e fundit kriminale u shënua në Laç ku viktimë mbetën Kelvin dhe Erion Jushi, ndërsa autorët njihen dhe janë në kërkim. (Megjithëse në kërkim ishte që prej 2013 dhe endej në mes të qytetit me armë).

Këto janë vetëm disa nga ngjarjet më tronditëse dhe që kanë dalë në media. Nuk po përmend ato për të cilat nuk flet askush. Biznese që zgjohen me pako tritoli e të shtëna armësh.
“Të fortë” që nuk pyesin për askënd.

Punonjës policie që u fërshëllen plumbi tek veshi ose u vjen me postë në shtëpi e askush nuk u bëhet krah.  Dhe ata që vdesin ngadalë… Ndjesë u zgjata shumë! Le të luhen tani kasetat: Shqipëria që duam; Bashkia që duam; Policia dhe siguria që duam!

Etiketa: dorjana bezat

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Video/ Sherr para sfidës, sportistja i thyen hundën kundërshtares

Video/ Sherr para sfidës, sportistja i thyen hundën kundërshtares

Kosovë-Serbi, Macron: BE pret rinisjen e dialogut

Kosovë-Serbi, Macron: BE pret rinisjen e dialogut

Video/ Kandidati i PD-së i vë zjarrin mandatit të deputetit

Video/ Kandidati i PD-së i vë zjarrin mandatit të deputetit

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com