Bota

29% e vdekjeve në botë vijnë nga aksidentet rrugore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 29/11/22 |
Opi Nion

12 mijë njerëz në botë ndërrojnë jetë çdo ditë si pasojë e lëndimeve dhe dhunës. Raporti më i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë në pah në 2019, 4.4 milionë njerëz kane humbur jetën si pasojë e aksidenteve të ndryshme dhe dhunës. Lëndimet e paqëllimshme çuan në vdekjen e 3.16 milionë njerëzve, ndërsa nga dhuna humbën jetën 1.25 milionë njerëz.

Ekspertët e Shëndetësisë Botërore thonë se nga 4.4 milionë vdekjet vjetore të lidhura me lëndimet, afërsisht 1 në 3 vdekje shkaktohen nga aksidentet rrugore, 1 në 6 nga vetëvrasja, 1 në 9 nga vrasja dhe 1 në 61 nga lufta dhe konflikti. Përveç këtyre, lidhur me vdekjet aksidentale shkaktare janë dhe mbytja, rrëzimet, djegiet apo helmimi.

3 nga 5 shkaqet kryesore të vdekjes në grup moshën 5-29 vjeç janë të lidhura me lëndimet, nga aksidentet rrugor, vrasjet dhe vetëvrasjet. Dhjetëra miliona njerëz vuajnë çdo vit lëndime jo vdekjeprurëse, të cilat çojnë në departamentin e urgjencës dhe vizitat e kujdesit akut.

Pas