Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për rastin e korrupsionit që u transmetua mbrëmë në emisionin investigativ, STOP. Për profesoren Ditika Kopliku, njëherësh, shefe e Katedrës së Biokimisë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” ka dalë sot një urdhër-arresti. Por, 46-vjeçarja tashmë ka kaluar kufirin dhe për këtë arrestimi është më i vështirë.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: procesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi si dhe pamjet filmike të emisionit investigativ. Mbi 46-vjeçaren rëndon akuza “Korrupsion pasiv”.
Ja si u kap pedagogia duke pohuar se duhen 100 euro për provim: http://opinion.al/emisioni-stop-skandal-ne-universitetin-e-shkodres-me-100-euro-mer-provimin-dhe-noten/