Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

28-vjeçarja: Këmbëve u gjuaja me grushta, por ky ishte fati im

2020/03/01 at 4:43 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
28-vjeçarja: Këmbëve u gjuaja me grushta, por ky ishte fati im

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë të një 28-vjeçareje. Enkeleda ka lindur me një problem në të dy këmbët, që i ka shkaktuar asaj vështirësi në ecje. Për familjen ka qenë e vështirë dhe gjithmonë janë munduar të gjejnë zgjidhje për problemin e vajzës së tyre, por pa rezultat.


Enkeleda në studio ka rrëfyer se kur ka shkuar në gjimnaz, ajo e kishte edhe më të vështirë, pasi bashkëmoshatarët e saj e paragjykonin dhe imitonin ecjen e saj. Kjo gjë e ka bërë të ndihet shumë keq, aq sa ka përjetuar depresion dhe filloi t’i bënte keq vetes së saj.

Enkeleda: Historia ime ka lindur bashkë me mua sepse në momentin që kam lindur jam diagnostikuar me lukstacion të këllkut, që është problem që shkakton çalimin në ecje. Në fillim nuk u kuptua, kam qenë vetëm 9-muajshe kur mami kuptoi se diçka me mua nuk shkonte, se mua më kërcisnin kockat. Duke qenë se isha e vogël, babi gjithmonë refuzonte të më bënte një radiografi, se nuk donte të më ndiqte me rreze.

Ardit Gjebrea: Ti e ke patur histori familjare këtë?

Enkeleda: Po familjare sepse prindërit e mi kanë të dy të njëjtin problem, por nga njëra anë, pra kanë vetëm njërën këmbë me probleme, kurse unë i kam të dyja.

Ardit Gjebrea: Nuk kishte ndonjë mundësi operacioni, ndërhyrje?

Enkeleda: Jo babi vendosi të takonte një kirurg në Tiranë, por ai i tha se një ndërhyrje kirurgjikale për mua do ishte fatale, pasi kocka ishte duke u rritur dhe unë rrezikoja që në moshën 18-vjeçare të paralizohesha dhe mos ecja fare. Kështu që ata u dorëzuan më në fund sepse panë që nuk kishte asnjë zgjidhje për problemin tim. Ndërkohë që unë rritesha, prindërit e mi mundoheshin të më përgatisnin për problemin që unë kisha.

Ardit Gjebrea: Kur filluan problemet e tua?

Enkeleda: Problemet kanë filluar në momentin kur kam shkuar në gjimnaz.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Enkeleda: Atje filluan të më paragjykonin, të më shanin, të më imitonin se si ecja, se si kërceja dhe aty jam ndjerë keq, (Qan). Nuk e përballoj dot, që shikoja moshatarët e mi, që më imitonin mua kur ecja.

Ardit Gjebrea: Sa e keqe është kjo gjë?

Enkeleda: Shumë, shumë e keqe! Isha vetëm 14 vjeç dhe çdo ditë përballesha me të njëjtin problem, me të njëjtat gjëra, fillova të ndihesha aq keq në atë kohë, sa kalova në depresion atë kohë dhe mendova t’i jepja fund jetës. Nuk e doja më jetën, por falë Zotit e mblodha veten edhe pse shumë vonë. Se unë mbyllesha në dhomën time, ngaqë rashë në depresion, filloja i gjuaja këmbët e mia me grushte dhe thosha: Pse më pengoni të realizoj ëndrrat e mia? Pse nuk më lejoni të jem si të tjerët? Edhe Zotit i thosha pse më dënove me këtë problem? Por ky ishte fati im, vetëm pse në atë kohë e kisha të vështirë ta pranoja./Burimi: Tvklan.al

Etiketa: ardit gjebreaENKELEDAka nje mesazh per ty


Ju sugjerojmë

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen
Sport

Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen

24 Qershor, 2026 3:03 pm
Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
Sport

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin

24 Qershor, 2026 2:38 pm
Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë
Bota

Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë

24 Qershor, 2026 2:33 pm
Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme
Kronikë

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

24 Qershor, 2026 2:28 pm
Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty
Politikë

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty

24 Qershor, 2026 2:25 pm
Para
Meta: Kuvendi fyeu ‘Venecian’, do marr pjesë vetë në seancën e Komisionit

Meta, konferencë para manifestimit: Për të denoncuar një krim të tmerrshëm

Koronavirusi, mbyllet Muzeu i Luvrit

Koronavirusi, mbyllet Muzeu i Luvrit

Kur Mbreti Zog shkonte në Paris në mënyrë anonime, ja emri që përdori

Kur Mbreti Zog shkonte në Paris në mënyrë anonime, ja emri që përdori
















TE FUNDIT

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
24 Qershor, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në...

Lexo më shumë

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
24 Qershor, 2026

Irani dhe SHBA kanë ngritur në distancë, pikëpyetje nëse agjencia botërore për energjinë bërthamore do të kryejë inspektime në centralet atomike në...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
24 Qershor, 2026

Temperaturat ekstreme që po shënohen në shumë vende të Europës po ndikojnë jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe...

Lexo më shumë

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
24 Qershor, 2026

Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka ndezur një stuhi politike në Itali, pasi ai pohoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}