Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Britaninë e Madhe si pasojë e Covid 19. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetet sociale, nga miqtë e të ndjerit të cilët kërkojnë ndihmë për të sjellë në atdhe trupin e pajetë. 28-vjeçari Sidorel Myzeqari, nga Lumasi i Elbasanit, kishte disa ditë me simptoma të Covid, por gjendja është rënduar papritur dhe është dërguar më pas në spital, ku fatkeqësisht nuk ja ka dalë.
“Sidorel Myzeqari, 28 vjec nga fshati lumas i Elbasanit ndërroi jete dje ne 21/10/21 nga virusi Covid 19. Të Dashur bashkë atdhetare ju lutem ndihmoni, ne kemi krijuar këtë mbledhje fondesh për mikun tonë të dashur, i cili ishte një djalë dhe vëlla i dashur, i cili u mor aq shpejt nga ne. Sidoreli ndërroi jetë mbrëmë pasi vuajti nga Covid 19, ky virus i tmerrshëm tani ka marrë një jetë tjetër, ne kërkojmë ndihmën tuaj për të ndihmuar familjen e tij që ta kthejmë atë në shtëpi në Shqipëri ku mund të prehet në qytetin e tij të lindjes. Ky është një shpenzim i cili është tepër i vështirë për t’u financuar, nëse keni një moment të lirë ju lutemi ta ndihmojmë familjen e tij për te mbuluar riatdhesimin e Sidorelit dhe kostot e funeralit.”, thuhet në njoftimin e miqve të shpërndarë në rrjet./Opinion.al