Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka marrë një automjet me qera, por nuk e ka kthyer atë.
Rasti është denoncuar nga pronarët e një biznesi të makinave me qira në Lushnje.
Tashmë, policia ka referuar materialet në polici për 28-vjeçarin me banim në Divjakë, me inicialet V.H., i cili është shpallur në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. H., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka marrë me qira 1 automjet në Lushnje dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit”, thuhet në një njoftim të shkurtër të policisë për rastin.